LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj humbi në fund epërsinë, por do ta provojë kualifikimin në ndeshjen kthyese

Ferizaj humbi në fund epërsinë, por do ta provojë kualifikimin në ndeshjen kthyese

Ferizaj ka luajtur ndeshje shumë të fortë me izraelitet e Maccabi Arazim Ramat gan. Megjithatë disa vendime jo të duhura në minutat e fundit i kushtuan me humbje.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj pësoi me rezultat 26:24. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë është të dielën nga ora 19:00 po në Ferizaj.

Me disa vendime e veprime më të matura, Ferizaj do ta fitonte ndeshjen e së shtunës. Pesë minuta para fundit, Ferizaj ishte duke udhëhequr 24:22. Por më pas pranoi katër gola dhe nuk shënoi asnjë për të humbur me dy gola dallim.


Për më tepër në minutën e fundit humbi penallti me të cilën do ta ngushtonte rezultatin në 26:25.

Në përgjithësi ishte një paraqitje shumë pozitive e hendbollisteve ferizajase. Ndeshja ishte shumë e fortë, ndërsa u zhvillua luftë e madhe për çdo top. Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi e deri në fund dhe kjo jep shpresë për ndeshjen e së dielës.

Portierja Kaba Teninke ka shkëlqyer te Ferizaj duke realizuar plot 17 pritje.

6 gola nga 10 tentime i kishte Amanda Lemos Andrade. 5 gola nga 8 tentime i realizoi Amanda Stein, ndërsa  4 gola nga 5 tentime i kishte Simone Keita, që bëri luftë të fortë me lojtaret e skuadrës izraelite gjatë gjithë ndeshjes. Katër gola nga shtatë tentime i kishte Lorena Matarova. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori