FC Ferizaj ka rikthyer një prej lojtarëve më të rëndësishëm në repartin defensivë, Ardit Topallajn.

Pasi shkëlqeu sezonin e kaluar, Topallaj iu bashkua Drenicës, por pas disa mosmarrëveshjeve me klubin vendosi të prishë kontratën dhe të rikthehet te Ferizaj.


Mbrojtësi Ardit Topalaj ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare, e cila e mban atë pjesë të skuadrës deri në vitin 2027.

Topalaj ka qenë ndër lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës në sezonin e kaluar, me 33 paraqitje në Superligë. Përvoja dhe përkushtimi i tij pritet të jenë një aset i çmuar edhe në garat e këtij sezoni.

Postimi i plotë nga FC Ferizaj:

Ardit Topalaj vazhdon me FC Ferizaj deri në vitin 2027

Presidenti i klubit, z. Lulzim Abazi, është dakorduar me mbrojtesin Ardit Topalajn për vazhdimin e kontratës edhe dy vite të tjera, duke e mbajtur atë pjesë të skuadrës sonë deri në vitin 2027.

Në sezonin 2024/25, Topalaj zhvilloi 33 paraqitje në Superligë, duke treguar vazhdimësi dhe përkushtim të lartë. Presim që edhe këtë vit të japë kontribut të rëndësishëm për klubin. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app