LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, ​27 vjet burgimi dhe 5 mijë euro gjobë ndaj katër personave për grabitje

Ferizaj, ​27 vjet burgimi dhe 5 mijë euro gjobë ndaj katër personave për grabitje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., dhe F.G., të cilët janë shpallur fajtorë për veprën penale të grabitjes dhe vepra të tjera të ndërlidhura.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri Xh.S. është shpallur fajtor për grabitje në bashkëkryerje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe për lëndim të lehtë trupor në bashkëkryerje. Për këtë, ai është dënuar me 10 vjet burg dhe gjobë prej 3,000 eurosh.

I pandehuri Sh.R. është dënuar për grabitje në bashkëkryerje dhe i është shqiptuar 8 vjet burg dhe gjobë prej 1,000 eurosh.


Ndërsa, M.B. është dënuar për grabitje në bashkëkryerje dhe lëndim të lehtë trupor, me 6 vjet burg dhe gjobë prej 500 eurosh.

F.G. është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e grabitjes dhe është dënuar me 3 vjet burg dhe gjobë prej 500 eurosh.

Gjykata ka urdhëruar që të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B. t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar.

Po ashtu, për të pandehurit Xh.S. dhe M.B., për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje, si dhe për B.K. dhe A.B., për veprën penale të dhënies së ndihmës pas kryerjes së veprave penale, prokurori i shtetit është tërhequr nga ndjekja penale, duke çuar në refuzimin e akuzës ndaj tyre.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të tij me shkrim, duke e adresuar ankesën në Gjykatën e Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori