Vedat Muriqi ka kompletuar transferimin te Fenerbahce në verën e vitit 2019 nga Rizespor për 3,5 milionë euro.

Sulmuesi nga Kosova ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve në klub, bashkëlojtarëve, stafit teknik, presidencës dhe tifozëve.


Prizrenasi falë golave të shumtë dhe asistimeve është bërë idhull i ri për tifozët e Fenerit.

max kruse vedat muriqi fenerbahce 01252020 1pv4l1gg8gjjn1l6afzaln6oxz

Por duket se klubi nga Stambolli është dashuruar me lojtarët nga Kosova, pasi tani po synon transferimin e Florent Hadergjonajt.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës është i huazuar momentalisht tek skuadra tjetër nga Stambolli, Kasimpasa nga Huddersfield.

bollol

Fenerbahce edhe më parë e ka kërkuar Hadergjonajn, por duket se tani është gati ta transferojë atë pasi Mauricio Isla do të largohet në fund të sezonit.

Gjiganti turk e ka parë nga afër lojën e Hadergjonajt, i cili ka shkëlqyer me tu bashkuar me Kasimpasan në janar nga Huddersfield.

25-vjeçari ka luajtur gjashtë ndeshje me Kasimpasan, ndërsa me t’iu bashkuar bardhekaltërve problemet në mbrojtje për ta morën fund.

ERkFJ2ZWoAUooP

Kontrata aktuale e deçanasit me Huddersfieldin skadon në verën e vitit 2021, ndërsa Fenerbahce është gati të shpenzojë rreth tre milionë euro për transferimin e përhershëm të Hadergjonajt. /Telegrafi/

lajme.mk florent hadergjonaj

telegrafi sport app