LAJMI I FUNDIT:

Femrat tani me grim konturojnë jo vetëm fytyrën, por tërë trupin (Video)

Femrat tani me grim konturojnë jo vetëm fytyrën, por tërë trupin (Video)

Kjo video ka vërshuar rrjetet shoqërore! Shikoni se për çka janë të gatshme femrat vetëm e vetëm që në fotografi të duken perfekte…

Në kohën e rrjeteve shoqërore, më nuk është me rëndësi a dukeni bukur në realitet, as a do t’i dukeni joshëse personit i cili në mëngjes zgjohet pranë jush, por më me rëndësi është që selfie nga plazhi apo në foto nga klubet e natës të dukeni më mënyrë sa më perfekte, transmeton Telegrafi.

Dhe e gjithë kjo vetëm për të grumbulluar numër sa më të madh të pëlqimeve të ndjekësve në rrjetet shoqërore. E po, për të vërtetën a brengoset ndokush?


Prandaj tani grimerët e salloneve jo vetëm që ofrojnë vetëm formësimin e fytyrës sipas standardeve aktuale të bukurisë, por konturojnë edhe tërë trupin.

Shikoni se si me ndihmën e bronzerit dhe markerit arrihet ajo që duhet, ndërkaq fshihet ajo që pengon.

E po, cili është mendimi juaj për këtë trend? /Telegrafi/