Femrat rrëfehen: Çfarë nuk di ai për gjoksin tim!

E vërteta e çdo femre: Çfarë mendimi kanë femrat për gjoksin tyre? Derisa disa janë të kënaqura me madhësinë, të tjerat do të ndryshonin diçka. 1. Nuk ka ndjesi më të bukur se kur në fund të ditës, i heq ato sutjena të mallkuara.
2. Të kesh gjinj shoqërohet me një ndjesi ankthi: shpesh, zhduken pa e kuptuar se ku dhe si! E ke parasysh kur shtrihesh në kurriz dhe ato humbasin se ku? Jo, ë?
3. Njëri është më i madh se tjetri, kaq mjafton. Se cili është, kjo nuk thuhet.
4. Edhe mua më pëlqen ta prek gjoksin tim. Ai është i butë, i rrumbullakët...Ndonjëherë vë rë veten duke kapur gjoksin ndërsa rregulloj sutjenat. Sigurisht, sa për të kontrolluar nëse vazhdon të jetë aty.
6. Unë shikoj gjokse femrash më shumë se ti! Jo sepse jam perverse, thjesht për të krijuar njëfarë standardi për veten. Edhe pse mund të futem në krizë.
7. Kam një palë sutjena të preferuara, që do të dëshiroja shumë të mos i laja kurrë! Sepse ma mbajnë gjoksin aq mirë, aq rehat, dhe e ngrenë duke e bërë të duket i rrumbullakët dhe i bukur.
8. Thithkat e mia mendojnë më vete, s'është se më pyesin shumë. Nuk ia kam idenë: është ftohtë apo jam e eksituar kur të shoh? Apo thjesht thithkat e mia sapo janë zgjuar dhe thonë 'mirëmëngjesi'. Ndonjëherë më duket sikur po tallen me mua!
10. Si the? Ç'numër e kam gjoksin? E ç'rëndësi ka kjo?
11. Të mjafton të dish që kur jam me perioda, ai dhemb, dhemb! Mund të bëhet një numër më i madh por pranë, a ia vlen barra qiranë?
12. Harroje se goditja tek 'vendi' dhemb më shumë se një goditje në gjoks! Për këtë jam mëse e bindur!
Burimi: Cosmopolitan












































