Patricia Perez nga Britania e Madhe, ishte lodhur duke pastruar enët të cilat i linin fëmijët e saj në lavaman, andaj kishte vendosur t’i zëvendësoj ato me enë për një përdorim.

Vajza saj Alyssa i ka postuar në Twitter fotografitë, ku tregohen pirunët, lugët dhe thikat nga plastika, ndërsa në dollap kishte plot pjata letre, transmeton Telegrafi.


Fëmijët nuk i pastronin enët nena iu pergatiti nje befasi te pakendshme foto 2 Nuk i pastronin enët, nëna i detyron t’i përdorin këto për një përdorim

Në këtë formë, nëna ka dashur t’ju tregojë fëmijëve se sa e vështirë është të shërbehet me enë dhe gjëra plastike, pasi kurrë nuk i kryenin këto obligime në kuzhinë.

“Piruni nuk kapte asgjë, thika nuk priste dhe ushqimi dilte nga pjata e letrës. Është e pamundur të shërbehem kështu, por edhe ta bindi nënën se do t’i lajë enët”, ka shkruar Alyssa lidhur me rastin.

Fëmijët nuk i pastronin enët nena iu pergatiti nje befasi te pakendshme foto 3 Pjata letre dhe gota plastike që hidhen menjëherë pas ngrënies

Mësohet se nëna saj i ka fshehur enët normale dhe për një kohë nuk do t’i vë në përdorim, derisa të vetëdijesohen fëmijët e saj. /Telegrafi/