Klementin Mile
Ata janë fëmijët e politikanëve, gjyqtarëve, noterëve, biznesmenëve, doktorëve e artistëve tanë. Ata udhëtojnë me makina të shtrenjta, me veshje të shtrenjta, me qenë të shtrenjtë, në lokale të shtrenjta. Fëmijët e pasur të parisë (apo “elitës”) janë aty ku ndodhin skandalet, ku shkrepen aparatet fotografike për revistat e gazetat, ku konsumohet kokainë dhe përdhoset morali në mënyra nga më kreativet. Ata janë aty ku ndodhin aksidentet, atyre mund t’u ndodhë të shtypin ndonjë kalimtar apo biçiklist me makinën e tyre dhe, ndërkohë që vjen policia dhe ndihma e shpejtë, nuk denjojnë as të afrohen për të ndihmuar as të heqin syzet e diellit. Po cila është historia e tyre dhe, mbi të gjitha, cila është ontologjia e këtyre fëmijëve të pasur të parisë?
Poeti nobelist kilian Pablo Neruda, edhe pse nuk shkeli kurrë në Shqipëri (por ama shkroi një poezi për Shqipërinë) u jep përgjigje të dyja këtyre pyetjeve me anë të vargjeve të tij. Te poezia “Kështu janë ata” ai përshkruan transformimin e brezave në tri kohë të ndryshme. Për gjyshin e familjes ai shkruan se ky qe i mirë dhe i sigurt me shatin e tij dhe me parmendën. Aq shumë punonte gjyshi sa kur flinte nuk kishte as kohë të ëndërronte. Qe tmerrësisht i varfër dhe vlente vetëm një kalë. Sot i biri e mban kokën lart, shkruan Neruda, dhe vlen disa automobila. Flet me gojë ministri, shëtit shumë i sigurt në vete, e ka harruar të atin argat dhe ka zbuluar stërgjyshërit e vet (natyrisht, jo argatë). Ky njeri, që i përket brezit të dytë, mendon si një gazetë e madhe, fiton ditë e natë dhe është i rëndësishëm kur fle.
Kjo është historia e fëmijëve të pasur të parisë. Ata janë produkt i metamorfozës nga gjyshi argat që vlente vetëm një kalë te babai kryelartë që vlen disa automobila; nga gjyshi tmerrësisht i varfër që kur flinte nuk kishte as kohë të ëndërronte te babai që fiton ditë e natë dhe është i rëndësishëm kur fle. Kalimi nga regjimi komunist, ku të gjithë qenë të varfër, te regjimi demokratik, ku disa u pasuruan së tepërmi dhe të tjerë u varfëruan së tepërmi, është procesi që prodhoi fëmijët e pasur të parisë. Po cila është ontologjia e tyre, çfarë janë ata realisht?
Neruda shkruan se djemtë e të birit janë shumë dhe janë martuar prej kohe. Asgjë nuk bëjnë, por brejnë – ata vlejnë disa mijëra minj. Fëmijët e pasur të parisë janë ontologjikisht brejtës. Ata ekzistojnë për të brejtur gjithçka që mund të konsumohet. Ata nuk prodhojnë asgjë, as shpërndajnë, as ideojnë. Ata i brejnë prodhimet, mallrat dhe idetë. Në sistemin ekonomik ata ekzistojnë vetëm në procesin e konsumit – të pijeve, të drogës, të veshjeve, të automobilëve, të seksit.
Çështja është se ontologjia e fëmijëve të pasur të parisë na intereson të gjithëve. Kjo ngaqë pjesa më e madhe e të ardhurave të vendit është, dhe nesër do të jetë edhe më tepër, në duart e tyre. Ç’do të ndodhë me këto të ardhura? A do të përdoren ato për të prodhuar më tepër e më cilësisht, apo thjesht dhe vetëm për konsum? A do të hapin vende pune, apo do të shkatërrojnë edhe ato ekzistuese? A do t’i përdorin paratë për të investuar, apo për të fshirë djersët? Prandaj, bashkë me Nerudën duhet të pyesim të shqetësuar: Si do ta gjejnë botën bijtë e birit të birit? Do të jenë më të mirë apo më të ligj? Do të vlejnë sa mizat apo sa guri? /Mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz2-780x439.jpg)
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
![Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-7-780x439.png)
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?
![Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-82-780x439.jpg)
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi