Derisa vajzat e Barack Obamas festojnë ditëlindjet adoleshente, bijtë e ish-presidentëve tjerë amerikanë kanë kohë që janë rritur. Disa janë prindër, disa politikanë, disa të suksesshëm e disa ende të varur nga prindërit.


barron Barron Trump

Barron Trump, i biri i njëmbëdhjetë i presidentit Donald Trump, është i fundit që u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë.

"Mezi presim kujtimet që do t’i krijojmë në shtëpinë e re”, ka shkruar në Twitter, zonja e parë Melania Trump.

Por, derisa ata u larguan nga Kulla Trump për në shtëpinë më të njohur, çfarë bëjnë fëmijët e presidentëve tjerë që janë larguar nga aty?

malia Malia Obama dhe Sasha Obama

Dy vajzat e Obamas ende janë të reja, ndaj jetojnë pa telashe. Maila në vjeshtë do të shkojë në Harvard, aty ku studiuan prindërit e saj, Barack dhe Michelle Obama. Ndërkaq, motra e saj Sascha është duke përgatitur një festë glamuri për ditëlindjen e saj të 16-të.

jena Jenna Bush Hager

barbara Barbara Pierce Bush

Jenna Bush Hager, e bija e George W. dhe Laura Bushit është korrespondente për emisionin "Today" në NBC dhe redaktore e revistës "Living Southern". Vajza tjetër, Barbara Bush Pierce, themeloi organizatën jofitimprurëse “Global Health Corps” për shëndetësi më të mirë, për çka viziton shtete të ndryshme të botës. Në mars ka marrë pushim meqë do të bëhet nënë.

clinton Chelsea Clinton

Chelsea është vajza e çiftit Bill dhe Hillary Clinton. Ajo është zëvendëspresidente në Fondacionin “Clinton” dhe është krye të grupit për përfaqësim ligjor - kur është fjala për shëndetin global. Këtë vit publikoi një libër për fëmijë, "She Peristed", me rrëfimet për 13 gra të ndryshme që kaluan të gjitha pengesat për të arritur qëllimet, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.

kosch Dorothy Bush Koch

marvin Marvin Bush

Neil Bush Neil Bush

jeb John E. "Jeb" Bush

George W. Bush George W. Bush

John E. "Jeb", i biri i George dhe Barbara Pierce Bushit, ishte në garën për president më 2016 - në anën republikane - ndërsa ishte guvernator i Floridës. Vëllai i tij Niel është drejtor i shkollës “Bush School of Government and Public Service” në Teksas, ndërsa ka themeluar edhe kompaninë e programeve Ignite! Marvin Bush ishte partner në kompaninë e investimeve në Washington, “Winston Partners”. Dorothy Bush Koch merret me punë humanitare dhe shkruan libra. Ajo punon edhe në Fondacionin që ka themeluar nëna e saj.

Ron Reagan Ron Reagan

Patti Davis Patti Davis

Michael Reagan Michael Reagan

Ish-aktori Ronald Reagan dhe gruaja e tij Nancy kishin tre fëmijë. Michael u adaptua nga Ronaldi dhe gruaja e tij e parë Jane Wyman (dy fëmijë të këtij çifti tashmë kanë vdekur). Ky që 26 vite udhëheq një emision politik dhe është gjithashtu president i fondacionit të trashëgimisë së Reganit. Vajza e çiftit Reagan, Patti Davis përfaqëson njerëzit që vuajnë nga Alzheimeri. Ajo ka shkruar shumë libra, por ka edhe një blog. Ron Reagan ka sprovuar veten në disa karriera para se të bëhej gazetar dhe analist politik në MSNBC.

Luci Baines Johnson Luci Baines Johnson

Lynda Bird Johnson Robb Lynda Bird Johnson Robb

Vajza e Lyndon dhe Lady Bird Johnson, Lynda Bird Johnson Robb, avokon për të drejta të barabarta për gra dhe minoritete. Ndërsa, motra e saj Luci Baines Johnson udhëheq kompaninë që nëna e saj e ka formuar para 70 vitesh - LBJ Asset Management, transmeton Telegrafi.

Tricia Nixon Cox Tricia Nixon Cox

Julie Nixon Eisenhower Julie Nixon Eisenhower

Tricia Nixon Cox, e bija e Richard dhe Pat Ryan Nixonit, bën jetë të qetë me familje në Manhattan, ndërsa motra Julie Nixon Eisenhower është martuar në një familje tjetër presidenciale, me nipin e presidentit Dwight Eisenhower.

Michael Ford Michael Ford

Jack Ford Jack Ford

Steven Ford Steven Ford

Susan Ford Bales Susan Ford Bales

Michael Ford, i biri Gerald dhe Betty Fordit është i angazhuar në Universitetin Wake Forest. Vëllai i tij Jack është themelues i revistës Outside, ndërsa Steven - pos si aktor - është shef i fondacionit “Gerald R. Ford”. Motra e tyre Susan Ford Bales ka punuar si fotoreportere.

Jeff Carter 1 Jeff Carter

Amy Lynn Carter 1 Amy Lynn Carter

Chip Carter 1 Chip Carter

Jack Carter 1 Jack Carter

Jack Carter i biri i Jimmy dhe Rosalynn Carterit, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u marrë me financa. Vëllai Chip është marrë pak me politikë dhe disa biznese të paqarta. Jeff Carter kishte kompani të kompjuterëve që ka punuar për organizata të mëdha e që më vonë kollapton, ndërsa motra Amy Lynn Carter është ilustruese e librave të fëmijëve.

Caroline Kennedy Caroline Kennedy

Ndërkaq, një pinjollë e familejs Kennedy, Caroline, e bija e John dhe Jacqueline Kennedy Onassisit, pas nëntë bestsellerëve ka vendosur që vitin e ardhshëm të hyjë në garën për Kongres. /Telegrafi/