Fejohet Geri Halliwell

Biznesmeni i jahteve i ka propozuar martesë këngëtares gjatë Krishtlindjeve, vetëm disa javë pasi dyshja kishin filluar lidhjen.
“Jemi të ngazëllyer të zbulojmë fejesën e Geri Halliwell dhe Fabrizio Politi. Si dhuratë për besueshmërinë ndaj njëri-tjetrit, Fabrizio i ka dhuruar Gerit një unazë fejese gjatë sezonit festiv”, ka bërë të ditur kompania menaxhuese e këngëtares.
“Nuk ka plane të menjëhershme për martesë, pasi dyshja është duke u kënaqur në fejesë”, thuhet më tej në deklaratë.
Nga
Telegrafi
27/01/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































