Ylli i “Pretty Little Liars”, Ashley Benson, është fejuar me partnerin e saj, Brandon Davis.

Aktorja, 33 vjeçare ka postuar në InstaStory një fotografi me të dashurin duke treguar unazën masive të fejesës.


“Dashuria e jetës sime Ashley Benson”, shkroi Davis në postimin e shpërndarë në rrjete sociale.

Screenshot 8 16 Foto: Screenshot/Instagram

Benson iu përgjigj në anën tjetër: “Shoku im më i mirë. Të dua”.

Ylli i "Spring Breakers" ndau gjithashtu një foto të dytë, këtë herë duke shfaqur fytyrën e saj të buzëqeshur në një video-telefonatë me një mik.

Benson, e cila ende nuk ka postuar një njoftim zyrtar, fillimisht u bë kryefjalë për marrëdhënien e saj me Davis në shkurt.

Screenshot 9 13 Foto: Screenshot/ Instagram

Ajo dhe nipi i manjatit të naftës, Marvin Davis, "kanë shumë miq të përbashkët dhe janë të dy njerëz super argëtues dhe shumë të shoqërueshëm”.

Benson më parë ishte në lidhje me reperin G-Eazy nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Screenshot 10 13 Foto: Splash News

Para kësaj, ajo ishte me modelen Cara Delevingne për dy vjet.

Sa për Brandon, ka qenë i lidhur me Mischa Barton dhe Drew Barrymore gjatë viteve.

Screenshot 11 11 Foto: Getty Images