LAJMI I FUNDIT:

Federata Ndërkombëtare e Skermës viziton Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Skermës viziton Kosovën

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e Federatës Ndërkombëtare e Skermës (FIE), anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Donald Anthony Junior dhe Novak Peroviq, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e Federatës së Skermës së Kosovës, kryetari Albert Lubeniqi, nënkryetari Gëzim Sejdijaj dhe ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

Palët bashkëbiseduan për gjetjen e urave të bashkëpunimit mes FIE-s, KOK-ut dhe Federatës së Skermës së Kosovës, në interes të zhvillimit dhe masivizimit të sportit të skermës në vendin tonë.

Presidenti Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën, derisa iu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të bashkëpunuar me FIE-n dhe Federatën e Skermës, sidomos në avancimin e trajnerëve dhe administratorëve të sportit, përmes kurseve që organizohen nga Akademia Olimpike.


Në lidhje me këtë, detaje dha edhe koordinarja e vlerave olimpike në Akademinë Olimpike, Diellza Kelmendi.

Mysafirët, Anthony dhe Peroviq, si dhe kryetari Lubeniqi, falënderuan presidentin Krasniqi për pritjen dhe ofrimin e mundësive të bashkëpunimit, në të mirë të masivizimit të sportit të Kosovës, në këtë rast skermës, si sport i ri në vendin tonë.

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori