LAJMI I FUNDIT:

Federata e Shëndetësisë të mërkurën vendos për vendime sindikale

Federata e Shëndetësisë të mërkurën vendos për vendime sindikale
Foto: Arkiv/Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbaj mbledhjen e këshillit drejtues, ku do të merret vendimet lidhur me veprimet sindikale pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Sipas njoftimit ky vendim është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshmen të kryesisë së federatës.

Ligji për pagat në Kushtetuese, Sindikata e Judikaturës mbështet Avokatin e Popullit
Lexo po ashtu Ligji për pagat në Kushtetuese, Sindikata e Judikaturës mbështet Avokatin e Popullit

Federata thotë se ky vendim është marrë pas marrëveshjes me SBASHK dhe SPK, ku është vendosur që deri të martën t’i jepet hapësirë dialogut social.


Avokati i Popullit e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Paga
Lexo po ashtu Avokati i Popullit e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Paga

“Deri në mbledhjen e Këshillit Drejtues lutet anëtarësia e gjerë e FSSHK-së që të mos bie pre e manipulimeve të cilat vijnë nga qarqet e ndryshme politike dhe parapolitike. Për çdo lëvizje apo veprim sindikal do të njoftoheni me kohë”, thuhet të komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori