FBK tregon se nuk ka asnjë basketbollistë të infektuar: Jemi pranë të gjithëve, qëndroni në shtëpi

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dalë me një komunikatë për media në lidhje me situatën e krijuar pas pandemisë Covid-19.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka deklaruar se shtëpia më e madhe e basketbollit në Kosovë është në kontakt të vazhudeshëm me të gjithë lojtarët e Përfaqësueses e klubet duke konfirmuar se nuk ka asnjë të prekur nga Covid-19.
Komunikata e plotë e lëshuar nga FBK:
Të dashur basketbolldashës, komunitet i basketbollit në Kosovë,
Të dashur qytetarë,
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke i përcjellë me vëmendje të shtuar të gjitha zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19.
Si pothuajse të gjitha aktivitetet tjera në shoqërinë tonë, e edhe anembanë globit, edhe sporti ynë i zemrës basketbolli është ndikuar shumë nga pandemia COVID-19.
Megjithatë për momentin ne duhet të adaptohemi me realitetin e ri të krijuar në të gjithë botën dhe në të njëjtën kohë duhet që të ndjekim me kujdesin më të madh të mundshëm të gjitha këshillat e autoriteteve në vendin tonë në mënyrë që së bashku ta fitojmë edhe këtë betejë, e që kësaj radhe është me një armik më dinak dhe të padukshëm.
Ne do ta kalojmë këtë sfidë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është e rëndësishme duhet t’i zbatojmë masat e udhëzuara nga autoritetet në vendin tonë, pra të qëndrojmë në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin.
Federata e Basketbollit të Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e saj, me basketbollistët e Përfaqësueseve të Kosovës, si dhe me grupet tjera të interesit të FBK-së, dhe i gëzohet faktit se të gjithë janë shëndosh e mirë, kurse uron që të vazhdojë të jetë kështu deri në fund të kësaj beteje.
Gjithashtu, Federata e Basketbollit të Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me FIBA-n, ndërsa stafi i zyrës ekzekutive është duke punuar nga shtëpitë e tyre në detyrat që na presin si shtet organizues i Kampionatit Evropian për grupmoshën U16, Divizioni C, i planifikuar të mbahet prej 11 deri më 19 Korrik 2020.
Me kujdes të shtuar po i vëzhgojmë edhe zhvillimet në federatat simotra sa u përket garave dhe Bordi i FBK-së do të vendosë ditëve në vijim për fatin e garave që organizohen nën ombrellën e saj. Këtë vendim do ta marrim gjatë muajit mars dhe në bashkërendim me autoritetet e Republikës sonë.
Mesazhi i Federatës së Basketbollit të Kosovës është i qartë: mirëqenia e popullatës në përgjithësi dhe e komunitetit të basketbollit në veçanti është dhe do të mbetet prioriteti ynë gjatë kësaj periudhe të rëndë. Prandaj ju lutem kujdesuni dhe ndiqni këshillat e autoriteteve profesionale të vendit tonë që po e bëjnë të pamundurën për ta luftuar armikun global në këto ditë të rënda. Disa thonë që sporti është gjëja më e rëndësishme dytësore në jetë. Edhe ne që sportin e kemi pasur në rend të parë në jetët tona, në këtë kohë pa kohë duhet të pajtohemi me këtë thënie sepse është e qartë se shëndeti dhe mirëqenia janë në rend të parë.
Ndeshjet e basketbollit do të kthehen së shpejti, edhe atë më fuqishëm se kurdoherë më parë!
Ndërkohë, ju lutem pranoni urimet e mia dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës për shëndet të mirë dhe tejkalim sa më të lehtë të kësaj situate.
I juaji,
Arben FETAHU
Kryetar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë