FaZe mposht me vështirësi skuadrën braziliane Fluxo dhe kualifikohet në fazën e dytë

Edhe pse kishte frikë se mund të eliminohen, FaZe ka shënuar fitore ndaj ekipit brazilian Fluxo, për t’u kualifikuar në fazën e dytë të Majorit.
Të dy skuadrat ishin me rezultat të përgjithshëm 2-2, prandaj cilado që fitonte do të kualifikohej në fazën tjetër, derisa ekipi që humb do të shkonte në shtëpi.
FaZe e fitoi fillimisht mapin e tyre “De_Inferno” me rezultat bindës 13:6, ku kanadezi Russen “Twistzz” Van Dulken ishte i pandalshëm me 22 eliminime.
Pas kësaj, brazilianët me stilin e tyre agresiv që në disa raste na kujtonin Bad News Eagles, e dominuan “De_Nuke” me rezultat 13-6, ku thuajse e tërë skuadra kishte një vlerësim pozitiv.
Sidoqoftë, në mapin e fundit “De_Mirage”, FaZe nuk lejoi gabime. Lideri Finn “karrigan” Andersen me 17 eliminime drejtoi skuadrën drejt kualifikimit në fazën tjetër.
Kësisoj, FaZe i bashkohet ekipeve si Flyquest, M80, fnatic, B8, Ninjas in Pyjamas në fazën e dytë – ndërsa mbesin edhe dy ekipe për t’u kuptuar.
Kujtojmë, në fazën e dytë ndodhet edhe NaVi i Drin “makazze” Shaqirit./Telegrafi/



















































