Me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Agim Ramadani janë bërë urime të shumta për ta përkujtuar të jetën dhe veprën e tij.

Në një mënyrë të veçantë, dy këngëtarët e mirënjohur Faton Isufi dhe Ramadan Kraniqi- Dani, kanë interpretuar një këngë kushtuar heroit Agim Ramadani.


Për muzikën dhe orkestrimin e këngës është kujdesur studio “Duobass Records” ndërsa për tekstin kolonel Sefer Isufi, i cili është edhe vëllai i këngëtarit Fatonit.

95267399 1499313343575662 3489608958895718400 n

Klipi i këngës përmban imazhe të ndryshme të Agim Ramadani, të cilat i ka montuar Kushtrim Kqiu.

Artistët të cilët i kushtuan këtë këngë kanë theksuar se ndihen të priveligjuar për t’i kënduar një personazhi të tillë, ndërsa thanë se ndihen krenar me të./Telegrafi/