Ish-Zëvendësministri i Financave dhe ish-kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, në cilësinë e ekspertit të fushës, ka sqaruar dallimin substancial në mes të taksës ndaj mallrave serbe dhe reciprocitetit, masë kjo e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, pas heqjes së taksës.
Gashi, përmes një postimi në facebook, ka sqaruar vetëm efektin ekonomik të taksës Haradinaj, si monedhë e fortë përballë Serbisë.
“Taksa është monedhë e shtetësisë dhe aplikim i një mase shtetërore për mbrojtje të shtetësisë. Vetëdijesim për palën serbe. Pra është masë ndëshkuese legjitime që Kosova i bënë Serbisë shantazhuese”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i Gashit:
“Pa politikë – Taksa është monedhë shtetërore, nuk është arsyetim nëse na thoni se nuk e keni pasur premtim fushate, hiç nuk ka lidhje!
Reciprociteti të inkuadrohet si shtesë mbi taksën.
Përndryshe asgjë nuk ka ndodhur.
Ja përse!? Po ju flas dallimin Taksë dhe Reciprocitet:
Taksa është monedhë e shtetësisë dhe aplikim i një mase shtetërore për mbrojtje të shtetësisë. Vetëdijesim për palën serbe. Pra është masë ndëshkuese legjitime që Kosova i bënë Serbisë shantazhuese.
E reciprociteti pa taksë, që të kuptohet më mirë nga të gjithë i bie që: Serbia lejon që malli Kosovar të kalojë atje dhe me këtë na obligon ne si Kosovë tja lëmë mallin e saj të kalojë tek ne.
Përpos dëmit politik në tryezë, shifra e dëmit ekonomik do të duket kështu:
Serbia ti lejon 13 milion euro ti eksportosh si Kosovë për një vit, sepse, ne aq jemi, kaq kemi kaçik, dhe me këtë, automatikisht të detyron ty, tja lejosh që ajo ti fus në Kosovë nga 1 milion e 200 mijë euro në ditë, siç ka ndodhur deri para taksës. Pra kjo është shumë e thjesht dhe e interpretuar mirë dhe Albini, dhe Vjosa, dhe Abdullahu e dijnë këtë, nuk kam dyshim. Tani, sa Albini dhe të tjerët do ti përballojnë kësaj, mbetet të shihet”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës