LAJMI I FUNDIT:

Fassone: Ibrahimovic dhe Falcao janë opsione për sulmin tonë

Fassone: Ibrahimovic dhe Falcao janë opsione për sulmin tonë

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone konfirmoi se Zlatan Ibrahimovic dhe Radamel Falcao janë midis gjashtë apo shtatë emrave që po konsiderohen nga Rossonerët.

Rossonerët blen 10 lojtarë të ri këtë verë, duke shpenzuar mbi 210 milionë euro, por ende kanë nevojë për një qendërsulmues.

“Ne vazhdojmë të flasim për një sulmues, por duhet të përdorim kohën tonë me mençuri”, ka thënë fillimisht Fassone për Sky Sport Italia.


Jo vetëm Sanches përcillet nga Milani, tre mesfushorë të tjerë në orbitën e kuqezinjve
Lexo po ashtu Jo vetëm Sanches përcillet nga Milani, tre mesfushorë të tjerë në orbitën e kuqezinjve

“Ne jemi duke punuar në të, nuk duhet të ketë ndonjë ndjenjë nxitimi, pasi ne nuk duam të bëjmë gabime”.

Fassone u pyet nëse janë opsione Ibrahimovici – aktualisht një futbollist i lirë dhe duke u rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit – dhe sulmuesi i Monacos, Falcao.

Ibrahimovici i ofrohet Milanit nga agjenti Mino Raiola?
Lexo po ashtu Ibrahimovici i ofrohet Milanit nga agjenti Mino Raiola?

“Deri tani nuk i kam thënë asnjërit prej emrave që janë përmendur, dhe nuk do t’i them as Falcaos, por në mesin e gjashtë ose shtatë emrave që janë sugjeruar ne kemi qenë më afër disa të tjerëve”.

“Dyshimi që kishim ishte nëse do të bënim një revolucion të tillë të rëndësishëm të skuadrës apo një rritje graduale, por Massimiliano Mirabelli dhe unë bëmë këtë vendim të guximshëm dhe ne shpresojmë se ishte e drejta”.

“Ne e shohim këtë jo si një projekt njëvjeçar, por më shumë se dy apo tre vjet”, përfundoi drejtori i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori