Fansat e Kourtney Kardashian mbeten të habitur nga një fotografi e rrallë pa filtra, ku ajo shfaqet mahnitëse në një 'bodysuit'

Fansat e Kourtney Kardashian kanë mbetur të befasuar pasi ajo publikoi një fotografi të rrallë, të pa filtruar, ku shfaqej e veshur me një bodysuit ngjyrë lëkure, duke dukur mrekullisht.
Kourtney, më e madhja nga fëmijët e familjes Kardashian, 46 vjeç, ka treguar bukurinë e saj natyrale në një foto mbresëlënëse, shkruan The Sun.
Në një seri postimesh të fundit në Instagram, në mesin e fotove nga pushimet, ajo ka shkruar: “Ushqim për shpirtin”.

Në mesin e imazheve, njëra prej tyre u veçua. Ishte ajo ku Kourtney shfaqej me një bodysuit të ngushtë, që nxirrte në pah linjat e saj natyrale, plotësisht pa filtra.
Duke qenë se familja Kardashian është e njohur për përdorimin e tepërt të filtrave, fansat e panë këtë si një ndryshim freskues.

Një komentues shkroi: “Është e çuditshme, por trupi yt duket shumë më mirë se i motrave të tua. Është i vërtetë!”
Një tjetër shtoi: “Të përgëzojmë që mbron të gjithë ne që nuk mund t’i ndryshojmë trupat tanë”.

Një ndjekës tjetër tha: “Më pëlqen që poston pa filtra! Je shumë rehat me veten, sepse je e dashur ashtu si je”.
Një tjetër reagoi: “E bukur pa filtra. Kardashian-i im i preferuar”.

Një tjetër fanse shtoi: “Trupi yt pas lindjes është i mrekullueshëm… Faleminderit që po tregon një proces real e jo të përsosur”.
Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick: Mason (15 vjeç), Penelope (12) dhe Reign (10). Ajo gjithashtu ka një djalë, Rocky, me bashkëshortin aktual, Travis Barker.
Më herët këtë javë, Kourtney ngjalli thashetheme për një shtatzëni të mundshme pas disa sjelljeve “të dyshimta”.

Në disa pamje pas skene nga një fotosesion familjar, ku pozonte me Kim, Kendall, Khloe dhe Kylie, ajo shihej duke mbuluar trupin gjatë xhirimeve.
Të pestat ishin të veshura me rroba të zeza elegante, duke pozuar përpara kamerës, por fansat vunë re se Kourtney po “fshihte” trupin e saj, gjë që ringjalli thashethemet për një shtatzëni të mundshme.
Megjithatë, nga postimi i fundit duket se ajo mund të jetë duke i dhënë fund këtyre spekulimeve. /Telegrafi/











































