LAJMI I FUNDIT:

Fansat e Inter Miamit të dëshpëruar me mungesën e Leo Messit në humbjen e ekipit të tyre

Fansat e Inter Miamit të dëshpëruar me mungesën e Leo Messit në humbjen e ekipit të tyre

Fansat e Inter Miamit mbetën të dëshpëruar me mungesën e Leo Messit në humbjen e rëndë që ekipi i tyre pësoi ndaj Atlanta United të shtunën.

36-vjeçari pësoi një lëndim në kualifikimet për Kupën e Botës me Argjentinën më herët këtë muaj ,dhe si rezultat ai mungoi në humbjen e Inter Miamit 5-2 ndaj Atlanta United këtë vikend.

Që prej se Messi erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biletat për të përcjellë një ndeshje të Inter Miamit janë shtrenjtuar dyfish. Bileta më e lirë sillet diku rreth 121.10 euro, dhe kjo ka bërë që shumë fansa të mbesin të zhgënjyer për faktin se ylli argjentinas nuk u paraqit në këtë sfidë.


Messi foli për ndeshjen për të cilën ndjen thellësisht keqardhje që nuk luajti
Lexo po ashtu Messi foli për ndeshjen për të cilën ndjen thellësisht keqardhje që nuk luajti

Melkin Hernandez udhëtoi për më shumë se 100 kilometra nga qyteti i Colombus së bashku me djalin e tij 6-vjeçar për ta parë Messin. Ai tha: “Unë nuk i kam treguar atij se Messi nuk është këtu. Nuk mund ta mblidhja veten t’ia thosha këtë. Nuk i kam thënë se ai nuk do ta shoh Messin. Do ta kuptojë këtë gjatë ndeshjes”.

Messi e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje duke i ndihmuar ata të fitojnë trofeun e parë të tyre në histori në muajin gusht.

Me datën 28 shtator, Inter Miami do ta luajë finalen e “US Open Cup”, dhe ata shpresojnë se deri atëherë Messi do të rikuperohet dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori