Mason Greenwood i është rikthyer përsëri futbollit pas iu bashkua Getafes në formë huazimi për edicionin 2023/24.

Vetëm një javë i është dashur 21-vjeçarit që ai të bëhet lojtari që ka shitur më së shumti fanella në histori të klubit madrilen.


Greenwood mund të bëj debutimin e tij në La Liga dhe të luajë ndeshjen e tij të parë profesionale në futboll që nga janari i vitit të kaluar teksa Getafe do të jetë nikoqir i Osasunas të shtunën mbrëma.

Një ndër personat që luajtën rol kyç për ardhjen e Greenwood në Spanjë është bashkëkombasi i tij Jude Bellingham, i cili e ka propozuar që të vijë në kryeqytetin spanjoll.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit madrilen Jose Bordalas, i cili nuk kurseu fjalët e mira për yllin e ri të Real Madridit.

Rikthimi i tij i mundshëm në ekipin e Manchester United ngjalli reagime të mëdha tek komuniteti i fansave të këtij ekipi, me një pjesë të konsiderueshme të tyre që nuk dëshironin që anglezi të vishte më fanellën e “Djajëve të Kuq”. /Telegrafi/

telegrafi sport app