Janë objekte të rëndësishme, që u kanë shpëtuar jetën një numri të pakufishëm të njerëzve, duke i udhëzuar anijet në disa prej bregdeteve më famëkeqe.

Tani një libër i ri, shfaqë disa prej fanarëve më të mahnitshëm, që ndodhen në disa prej bregdeteve të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


David Ros është autori i përmbledhjes, që tregon 150 prej këtyre fanarëve, qoftë funksional, apo tjerë që janë jashtë funksionit, sepse ndodhen në zona të braktisura.

Ekipi i përkushtuar, ka arritur t’i zë në kuadër këto kulla, teksa janë në gjendjen më të mirë me temperaturën që i përshtaten. Disa gjatë lindjes së diellit, ndërsa një tjetër teksa është rrethuar gjithandej me akuj.

Në “Lighthouses: Beacons of the Sea” shihen fanarët prej atij në formë të pjesë së përparme të anijes në Kore të Jugut, deri te një tjetër në Arabinë Saudite, i lartë 131 metra - më i larti në botë, deri më tani.

Më poshtë, mund të shikoni 15 prej këtyre fanarëve, që janë në mesin e 150 tjerave që kanë pamje dhe legjenda mbresëlënëse. /Telegrafi/

Fanaret foto 2

Fanaret foto 3

Fanaret foto 4

Fanaret foto 5

Fanaret foto 6

Fanaret foto 7

Fanaret foto 8

Fanaret foto 9

Fanaret foto 10

Fanaret foto 11

Fanaret foto 12

Fanaret foto 13

Fanaret foto 14

Fanaret foto 15