Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të keq na duhet t’ju themi se duhet të prisni disa kohë.
Më saktë, për të pasur milionin e parë në llogari do t’ju duhet minimalisht një shekull e 43 vite.
Një familje me të ardhura mesatare në Shqipëri nuk mund të kursejë më shumë se 2,000 euro në vit.
Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në Shqipëri, të ardhurat mesatare mujore për individ në Shqipëri në vitin 2018 ishin 26,144 lekë.
Një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.7 anëtarë, çka do të thotë se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 96,736 lekë. Kurse shpenzimet mujore të një familje në vend, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsim, argëtim, banesë dhe shëndet janë 75,935 lekë.
Duke marrë në konsideratë të ardhurat e disponueshme dhe shpenzimet që ka një familje mesatare shqiptare, Monitor ka përllogaritur se kursimi i mundshëm gjatë një viti nuk është më shumë se 249,500 lekë, apo rreth 2,000 euro.
Por për sa kohë do t’i duhej kësaj familje që të bëheshin milionerë?
Nëse për çdo vit kjo familje do të kursente paratë (2,000 eurot që i mbeten çdo vit pasi ka hequr shpenzimet), sipas formulës së vlerës në kohë të parasë, ku supozojmë një interes vjetor mesatar prej 1.5 për qind dhe marrim çdo gjë tjetër të pandryshuar dhe konstante, do ta arrinte qëllimin vetëm pas gati 1 shekull e 43 vite.
Vlera në kohë e parasë na ndihmon të përllogarisim vlerën e një aseti në një kohë specifike në të ardhmen duke supozuar një normë të caktuar interesi.
Në këtë rast është marrë një normë interesi mesatare midis interesit për bonot e thesarit, të konsideruara si investim në letra me vlerë pa risk dhe interesit të depozitave.
Nëse nuk do të merrnim në konsideratë vlerën në kohë të parasë, pra nëse 2,000 euro do të kishin të njëjtën vlerë aktuale edhe në të ardhmen, një familje do t’i duhej mesatarisht 492 vite, apo rreth për shekuj.
Sipas përllogaritjeve të The Economist, jë milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite.
Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite.
Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë një milion dollarë.
Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, një milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite. Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite.
Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes. Në vendet baltike duhen rreth 41 vite.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vite, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vite.
Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen dy shekuj e 39 vite nga dy shekuj e 15 vite. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Ambasadori Aivo Orav: BE-ja do në Kosovë, një qeveri që mban premtime

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria