Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.
Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë për shkak të të ardhurave të pakta dhe shpenzimeve të larta. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, rreth 63% e tyre sigurojnë të ardhura nga 0 deri në 50 mijë lekë në muaj (80% e tyre kanë më shumë se 3 anëtarë) sipas të dhënave nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë në një kampion prej më shumë se 1200 njësish familjare, të shpërndara në të gjithë vendin.
Rezultatet e Vrojtimit treguan se 10% e familjeve shqiptare janë në kufijtë e varfërisë pasi të ardhurat mujore janë deri në 170 mijë lekë në muaj dhe familjet kanë më shumë se 1 anëtar.
Pjesa dërrmuese e njësive familjare, 53% e tyre kanë të ardhura 17 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa numri i familjeve që marrin më shumë se kaq bie në mënyrë të ndjeshme në nivelin e sipërm të të ardhurave.
Në një tjetër vrojtim, atë të Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT, në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive ekonomike familjare, të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë, ku 44% e tyre shkojnë për ushqime. Pra shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.
Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, 28% e familjeve kanë të ardhura mujore nga 50 mijë deri në 100,000 lekë, ndërsa 8% e familjeve të anketuara kanë të ardhura nga 100,000-200,000 lekë në muaj.
Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar të ardhura mbi 200,000 lekë në muaj.
Rezultatet e vrojtimit tregojnë se burimi kryesor i të ardhurave në familjet shqiptare është pensioni dhe vetëpunësimi.
30% e tyre kanë deklaruar se burimi i të ardhurave mujore është pensioni, 26% e familjeve deklarojnë se i kanë të ardhurat nga vetëpunësimi, 24% e tyre deklaruan se të ardhurat vijnë nga punësimi në privat dhe 11% nga sektori shtetëror.
Një numër më i madh familjesh sigurojnë të ardhura nga emigracioni. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018, rreth 6% e familjeve siguruan të ardhurat nga remitancat, nga 5% që ishin në 6-mujorin e parë të vitit.
Vetëm 1% e familjeve kanë burim tjetër të ardhurash që kryesisht vinë nga qiratë dhe interesat.
Të dhënat e tjera të INSTAT e Eurostat tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare janë aq të ulëta saqë në pjesën më të madhe mjaftojnë vetëm për t’u ushqyer e për të kryer pagesat bazë të detyrueshme, si ujë, drita etj. Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të Prodhimit e Brendshëm Bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat) për Shqipërinë, më e larta në Europë. Në Kosovë, treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së. Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP-së . Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%. /Monitor.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës