LAJMI I FUNDIT:

Familjarët nga ”Lagja e Trimave”: Nuk e mbështesim protestën e 9 majit (Video)

Familjarët nga ”Lagja e Trimave”: Nuk e mbështesim protestën e 9 majit (Video)

Banorët Lagjes së trimave nuk janë rehat edhe pas një viti të ngjarjeve të 9 majit. Ata u tubuan sot në hyrje të lagjes së tyre për t’u dërguar një mesazh të gjitha subjekteve politike. Në prag të shënimit të një vjetorit të ngjarjeve të përgjakshme në Kumanovë, Këshilli Familjeve të Lagjes së Trimave, doli me qëndrim kundër paralajmërimit nga Këshilli Opozitar se protesta e tyre do të fillojë nga lagja ku ndodhi ngjarja, vitin e kaluar.

Shaban Demiri, përfaqësuesi i Këshillit te familjeve të kësaj lagje thotë se askush nuk është konsultuar me ata që të organizohet proteste në emër të tyre, andaj do ta bojkotojnë atë që mos të keqpërdoret, siç thotë ai, vepra sublime e të rënëve dhe e të burgosurve për qëllime politike.

“Nuk e di sa ka peshë ajo punë që ata do të vijnë këtu pa na lajmëruar neve. Së pari, ne nuk e dimë se kush janë dhe nga doli ky Këshilli opozitar. Ne, edhe partive politike iu kemi treguar. Nuk na kanë dal krah atë ditë kur është dashur dhe nuk kanë vend këtu. Iu kemi treguar të gjitha partive politike se këtu e keni STOP! Prej lagjes së Trimave mundet me u nisë vetëm Marshi Përkujtimor dhe atë do ta bëjmë. Do të organizojmë një marsh përkujtimor për hir te dëshmorëve dhe viktimave të rënë këtu. Ne do t’i përkujtojmë ata për sa të jetë jeta”, u shpreh Shaban Demiri, Përfaqësues i Këshillit të familjarëve.


Banorët të mbledhur para lagjes së tyre, gjysmë të shkatërruar, apelojnë deri tek të gjitha subjektet politike që mos të vizitojnë Lagjen e Trimave as me 9 Maj, por asnjë ditë tjetër sepse nuk do të jenë të mirëseardhur, thonë ata. Liman Lutfiu, babai i Fadilit dhe Irfanit, të cilët janë të burgosur me grupin e Kumanovës, qëndron para shtëpisë së shkatërruar. Ai thotë se do të marshojnë në përkujtim të ngjarjes që ka tmerruar familjarët e tyre, dhe nipat të cilët po i rritë pa baballarët e tyre.

“Po prej zorit po duhet mi mbajt, ku ti lë në këto fundërrina. A po e sheh si i kanë shkatërruar shtëpitë. Nuk e di se çfarë politike është bë këtu. Ne nuk dimë asgjë; Djalin ma kanë marrë të pafajshëm. S’ka pas gabime e s’ka pas lidhje me atë punë”, tha Liman Lutfiu, banor i Lagjes së Trimave.

Familjet e prekura nga konflikti i armatosur më 9 Maj, 2015, në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, paralajmërojnë marshin përkujtimor dhe sipas Këshillit të Familjareve, marshi do të mbahet nga lagja e tyre, deri në hyrje të qyteti të Kumanovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori