Në një nga videot më të debatuara në disa shtete të ShBA-së, është një video, ku një babai i kërkohet llogari nga një vullnetare e agjendave mbi familjen që të mos e veshë vajzën e tij dyvjeçare me ngjyrë “pink” dhe që të mos e dallojë atë nga vëllai që është dy vite më i madh, e as vëllain të mos e detyrojë të vishet vetëm si mashkull.
Ky debat ka rikthyer një pyetje për të gjithë ne, të cilët mund të ndeshemi shumë shpejt dhe këtu: A dimë të orientohemi sot në ato çështje që kanë të bëjnë me identitetin dhe a dimë t’ua shpjegojmë fëmijëve këto çështje rreth familjes dhe seksualitetit? A duhet të jenë prindërit apo gjyshërit vendimtarë në këtë debat, apo duhet t’ua lëmë në dorë vetëm rrjeteve sociale, televizionit dhe shoqërisë?
Sipas një prej vëzhgueseve më të mprehta të këtij kaosi, akademikes dhe profesoreshës në Universitetin e Filadelfias, Camille Paglia, çështja ndërlikohet edhe për shkakun se shumica e popullatës nuk e ka të lehtë të rrokë gjithë këtë proces, pasi gjithçka rreth këtij kaosi të familjes dhe të seksualizimit të sferës publike bëhet në emër të vlerave, kulturës dhe në emër të lirisë.
Paglia, në librin e saj mjaft polemizues “Personae seksuale”, vëren me kujdes se agresiviteti, sadizmi, përgjimi pervers i jetës së tjetrit dhe zëvendësimi i erosit me seksualen, po rrezikojnë që në rrënjë familjen e njëkohësisht po zhvendosin negativisht debatin mbi mënyrën e të kuptuarit të tjetrit. Paglia sheh me rrezik heqjen e vazhdueshme të kufijve mes gjinive mashkull-femër. Sipas saj, ky zvogëlim apo devijim kufijsh, e sidomos zhbërja e përditshme e figurës së mashkullit, është njëkohësisht pasqyra e shtrembëruar e debatit të sotëm në të gjitha shoqëritë. “Arsimimi parashkollor është një mjerim. Është shtypës për gjithkënd me energji fizike, posaçërisht djemtë”, shkruante Paglia që në vitet 1980, në një kohë që kjo humnerë që ajo konstatonte sot është zmadhuar edhe më shumë për shkak të përdorimit të gjithanshëm të mjeteve elektronike. Shqetësimi i saj ka shtruar një debat që ka vite që zhvillohet në shumë shoqëri.
Por, a ka në Shqipëri debate lidhur me pasojat e seksualizmit të çdo fushe të jetës, e sidomos kthimit të pamjes së femrave vetëm si objekt dëshirash? A ka sot studime për shkollat shqiptare se në çfarë orientimi psikologjik i dërgojmë fëmijët me komunikimin e sotëm dhe me spektaklin dhe seksualizmin e gjithanshëm?
Në një kohë ku familja është sot në një krizë shumëdimensionale, çështja e këtij debati duhet të paraprinte formulimin e teksteve dhe metodikës mësimore e jo të kishim çështje kryesore se kush do i shtypë librat dhe sesi do shiten ato. Marrja e disa teksteve të gatshme nga kultura të tjera për shkollat shqiptare, pa studiuar rrethanat e shoqërisë së sotme e duke shpërfillur traditën shqiptare, ndikojnë në krijimin e një fëmijërie të pasigurt e më pas edhe një rinie të dyzuar.
E gjendur edhe përballë agresivitetit dhe amorales, e sidomos nevojë për t’iu shmangur anonimatit, rinia e sotme rrezikon çdo ditë që të jetë e stolisur vetëm nevoja për spektakël që sjell edhe këtë denatyrimi të vazhdueshëm.
Dhe përballë këtij kaosi, ku debati nuk synon më të vërtetën, por krijimin e një realiteti të ri që bazohet mbi spektakël, a mund të presim që gjërat të rregullohen vetë?
… Shoqëria shqiptare jo pak herë është ndëshkuar në të shkuarën dhe të sotmen, duke besuar se situata të ndryshme me to apo rreth tyre mund të kalojnë duke mbyllur sytë dhe veshët me duar. Por, nëse këtë e kanë bërë duke menduar se korrupsioni dhe padrejtësitë do jenë larg tyre, me rastin e kaosit seksual, me spektaklin e gjithanshëm që u kanoset fëmijëve, do të jenë vonë për të kuptuar se kanë prishur të gjitha urat për t’i edukuar, e për pasojë, mund të vënë në rrezik serioz dhe të ardhmen e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
" Mos më thuaj mua nuk guxon" - Xheneta ia thyen pakot e proteinave Drilonit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit