LAJMI I FUNDIT:

Falsifikim dokumentesh në Gjakovë 

Falsifikim dokumentesh në Gjakovë 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbatuar urdhëresën e me ç’ rast është kontrolluar një lokal – zyrë te një agjencie në Gjakovë, pronë e dy të dyshuarve lidhur me dyshimet se në zyrën e kësaj agjencie falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së, Trustit Pensional.

Gjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vërtetohen – vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/