LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° cloudy

Fakulteti i Arteve në Prishtinë sonte do të prezantojë shfaqjen teatrale “Romeo dhe Zhulieta”, flet Regjisori Behluli

Fakulteti i Arteve në Prishtinë sonte do të prezantojë shfaqjen teatrale “Romeo dhe Zhulieta”, flet Regjisori Behluli

Nën regjinë e Lirim Behlulit, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë sot më datë 11 korrik 2024, do të prezantohet shfaqja teatrale “Romeo dhe Zhulieta” e shkruar nga William Shakespare.

Shfaqja do të prezantohet në sallën e teatrit në Fakultetin e Arteve, me fillim nga ora 18:00, transmeton Telegrafi.


Regjisori i kësaj shfaqje në një deklaratë për Telegrafin tha se përgatitjet kanë zgjatur rreth një muaj dhe se nuk kanë hasur ndonjë vështirësi.

“Procesi i organizimit të kësaj shfaqje ka zgjatur një muaj e gjysmë. Ka shkuar mirë dhe nuk kemi hasur në ndonjë vështirësi që vlen të theksohet” tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se aktorët me të cilët ka punuar për shfaqjen kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm.

“Si regjisor, kam pasur kënaqësinë të punoj me një ekip të mrekullueshëm aktorësh dhe stafesh. Gjithmonë kam dashur të krijoj një mjedis krijues dhe bashkëpunues, ku të gjithë ndihen të lirë të shprehin idetë dhe talentin e tyre. Aktorët janë profesionistë, përveç njërit që është student. Gjatë kësaj periudhe, kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Jam shumë i kënaqur me punën e tyre dhe u uroj suksese të gjithëve” shprehet ai.

Ndryshe, në këtë shfaqje sipas një njoftimi të bërë nga organizatorët, do të performojnë aktorët Albana Gashi, Ergjan Mehmeti, Mujë Xhekaj, Verona Mirena dhe Festim Bajçinca. Ndërsa, kostumografia është përgatitur nga Leonita Krasniqi, dizajni i dritave nga Albert Gashi, skenografia nga Lirim Behluli dhe dizajni nga Blerta Kllokoqi. Adaptimi është bërë nga Hynor Vitija. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Kalo në kategori