Prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Arben Hoti, tha se humbja e parave duke luajtur lojëra të jashtëligjshme fati e ka bërë një person në Prishtinë që të marrë me fajde fillimisht 5 mijë euro, e pastaj një shumë tjetër, dhe detyrimi final dyshohet se ka tejkaluar shumën prej 100 mijë eurove.
“Personi fillimisht është futur me rreth një mijë euro, ka filluar domethënë të marrë pjesë në lojë, ai fillimisht ka pasur mjetet e tij personale, të cilat është joshur dhe ka marrë pjesë në lojë, i ka humbur të njëjtat, më pas si rezultat i humbjes i është mundësuar që të luajë të themi në borxh dhe ky borxh më pas në pamundësi të përmbushjes është detyruar të marrë para me fajde për të paguar këtë borxh e më pastaj ka vazhduar në këtë formë domethënë t’i rritet kamata mujore në pamundësi të përmbushjes së detyrimeve të kontraktuara”, tha Hoti, për “Kallxo Përnime”.
Detajet e dhëna nga organet kompetente tregojnë se katër persona janë arrestuar për këtë rast. Ata po dyshohen për veprat penale – fajde, dhe – organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.
Prokurori Hoti tha se format e kamatave ndryshojnë nga grupe të caktuara dhe se jo në secilin rast janë strikte, pra sipas tij secili grup ka metodat e veta në situata të caktuara ka kamata apo kontraktime të kamatave në afate dhjetëditore dhe në afate mujore.
“Në rastin konkret ka filluar në afate mujore e ka përfunduar në afate dhjetëditore”, tha Hoti.
“Domethënë kur i ka marrë në fillim i ka marrë që brenda muajit të caktuar të kthehen me shumën e kontraktuar me 10 për qind apo 15 për qind interes, me pas në pamundësi të përmbushjes të detyrimeve apo pagesës së këtyre kamatave apo interesit atëherë afati i është shkurtuar në afatin prej dhjetë ditëve, kështu ka arritur deri tek rritja e detyrimit të tij ndaj të dyshuarve të kësaj vepre”, vazhdoi tutje prokurori.
Sipas Hotit, me aq sa Prokuroria ka njohuri deri në këtë fazë të hetimit besohet se në rastin konkret detyrimi ka tejkaluar shumën prej 100 mijë euro.
“Prokuroria do të zhvillojë hetime të mëtutjeshme për të caktuar drejt dhe saktë se sa ka qenë i tërë apo shuma e përgjithshme e kamatave dhe detyrimeve të krijuara”, theksoi Hoti.
Prokurori tregoi se viktima fillimisht është detyruar të marrë diku rreth pesë mijë euro, pastaj është kthyer e ka marrë edhe shuma të tjera.
“Personi fillimisht është futur me rreth një mijë euro, ka filluar domethënë të marrë pjesë në lojë, ai fillimisht ka pasur mjetet e tij personale, të cilat është joshur dhe ka marrë pjesë në lojë, i ka humbur të njëjtat, më pas si rezultat i humbjes i është mundësuar që të luajë të themi në borxh dhe ky borxh më pas në pamundësi të përmbushjes është detyruar të marrë para me fajde për të paguar këtë borxh e më pastaj ka vazhduar në këtë formë domethënë t’i rritet kamata mujore në pamundësi të përmbushjes së detyrimeve të kontraktuara”, tha Hoti.
Detajet e dhëna nga organet kompetente tregojnë se katër persona janë arrestuar për këtë rast. Ata po dyshohen për veprat penale – fajde, dhe – organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.
Prokurori Hoti tha se format e kamatave ndryshojnë nga grupe të caktuara dhe se jo në secilin rast janë strikte, pra sipas tij secili grup ka metodat e veta në situata të caktuara ka kamata apo kontraktime të kamatave në afate dhjetëditore dhe në afate mujore.
“Në rastin konkret ka filluar në afate mujore e ka përfunduar në afate dhjetëditore”, tha Hoti.
“Domethënë kur i ka marrë në fillim i ka marrë që brenda muajit të caktuar të kthehen me shumën e kontraktuar me 10 për qind apo 15 për qind interes, me pas në pamundësi të përmbushjes të detyrimeve apo pagesës së këtyre kamatave apo interesit atëherë afati i është shkurtuar në afatin prej dhjetë ditëve, kështu ka arritur deri tek rritja e detyrimit të tij ndaj të dyshuarve të kësaj vepre”, vazhdoi tutje prokurori.
Sipas Hotit, me aq sa Prokuroria ka njohuri deri në këtë fazë të hetimit besohet se në rastin konkret detyrimi ka tejkaluar shumën prej 100 mijë euro.
“Prokuroria do të zhvillojë hetime të mëtutjeshme për të caktuar drejt dhe saktë se sa ka qenë i tërë apo shuma e përgjithshme e kamatave dhe detyrimeve të krijuara”, theksoi Hoti.
Prokurori gjatë intervistës tregoi se viktima fillimisht është detyruar të marrë diku rreth pesë mijë euro, pastaj është kthyer e ka marrë edhe shuma të tjera.
Hoti tregoi se sipas të dhënave vetëm nga njëri prej të dyshuarve janë marrë 35 mijë euro, por që është vazhduar edhe me shuma të tjera.
“Për shkak të procesit dhe ndjeshmërisë së hetimeve në këtë fazë të procedurës që ndodhet Prokuroria është me rëndësi që mos të zbulohen në tërësi shumat e kontraktuara, por fillon me këto shuma që i potencova”, u shpreh prokurori.
Sipas Hotit, viktima në pamundësi të përmbushjes së borxheve apo detyrimeve të krijuara është udhëzuar apo detyruar të shkojë tek personi konkret, pra tek i pandehuri tjetër dhe të kontraktojë shumën dukshëm joproporcionale që me qëllim të përmbushë borxhet dhe detyrimet ndaj personave të tjerë dhe kështu në formë të një zinxhiri është krijuar mekanizmi i veprës penale – fajde.
Prokurori Hoti theksoi se në bazë të informacioneve që kanë, viktima ka arritur që nga anëtarët e familjes të sigurojë një shumë të parave për kthimin e borxheve dhe detyrimeve që ai i kishte kontraktuar më herët.
Sipas Hotit, shuma që viktima e ka siguruar nuk e ka mbuluar tërë detyrimin e krijuar dhe në momentin e parë në mundësinë e barazimit atëherë ka filluar që të rikalkulohet kamata për pjesën që ka mbetur pa u përmbushur. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?