LAJMI I FUNDIT:

Facebook hedhë poshtë pretendimet se po e shfrytëzon ‘sfidën dhjetë vjet’ për mbledhjen e të dhënave në avancimin e algoritmit që identifikon fytyrat

Facebook hedhë poshtë pretendimet se po e shfrytëzon ‘sfidën dhjetë vjet’ për mbledhjen e të dhënave në avancimin e algoritmit që identifikon fytyrat

Sfida e fotografisë së para dhjetë viteve, që krahasohen me një të realizuar gjatë këtyre ditëve, duket se është krejtësisht e padëmshme, por mund të fshehë qëllime shumë të liga.

Deri më tani, miliona shfrytëzues të rrjeteve sociale, kanë postuar një imazh nga vitit 2009 dhe, të cilin po e krahasojnë me një të realizuar së fundmi, transmeton Telegrafi.

Wired raporton se kjo sfidë po përdoret nga Facebook, që të avancojë të dhënat e fotografive, për ta avancuar algoritmin sipas të cilit mund të bëjë identifikimin e fytyrave dhe hulumtojë procesin e plakjes.


Raporti pretendon se ‘10yearchallenge’, nëpërmjet fotografive të mbledhura, mund të arrijë të mësojë më lehtë algoritmin e identifikimit të fytyrave, me atë të krahasimit të fotografive para dhe pas.

Në skenarin më të mirë të mundshëm, algoritmi mund të arrijë të identifikojë fëmijët që janë zhdukur, duke aplikuar formatin e sistemit të plakjes.

Mund të përdoren e për shënjestra, apo edhe qëllime më të liga, siç është shfrytëzimi i fotografive, për keqpërdorime në kompani të sigurimeve.

Mirëpo, Facebook ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, duke bërë të ditur se nuk ka të bëjë asgjë me këtë sfidë.

“Kjo është një sfidë që u realizua nga shfrytëzuesit, ndërsa më pas u bë virale. Facebook nuk e ka nisur trendin, ndërsa po shfrytëzohen imazhe që ishin të postuara që nga 2009-ta” ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

E tëra që Facebook pranon se e ka bërë, është që rikujton për fotografitë e para dhjetë viteve, pasi që u njoftua se kjo sfidë ka marrë popullaritet të madh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

Teknologji
Kalo në kategori