Site icon Telegrafi

Fabrikës së Llamkosit nuk mund t’i ndërrohet destinimi

Në kohën kur po ndodh procesi i falimentimit të ish-Fabrikës së Llamkosit në Vushtrri, Komuna e Vushtrrisë mbështetur në rekomandimin edhe të Kuvendit të Komunës, ka marr vendim që Llamkosit mos t’i ndërrohet destinimi.

“Bazuar në rekomandimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë të nxjerr më  27 dhjetor 2018, e që është edhe kërkesë e Sindikatës së Llamkosit e paraqitur tek Kryetari Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që ish Fabrikës së llamarinës së zinkuar “Llamkos”, të mos i ndërrohet destinmi gjatë procesit të falimentimit dhe në të gjitha proceset e mëpastajme”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Vushtrrisë.

Lexo po ashtu Alarmon Sindikata: Punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat (Video)

Fabrika “Llamkos” ka qenë dhe është aset shumë i rëndësishëm ekonomik jo vetëm për mirëqenien e familjeve të punëtorëve dhe qytetit të Vushtrrisë, por edhe për ekonominë Kosovës.

“Prandaj, njoftohen të gjitha palët e interesuara, që pavarësisht procesit të falimentimit nëpër të cilën po kalon kjo fabrikë, Komuna në bazë të kompetencave të saja, nuk do të lejojë kurrsesi që të ndërrohet destinimi i kësaj fabrike e të shndërrohet në tokë ndërtimore apo për çfarëdo qëllimi tjetër përveç se për destinimin origjinal që ka”.

Ky njoftim lëshohet për të gjitha palët e interesuara për këtë aset ekonomik dhe ka për qëllim të mbrojë punëtorët dhe asetet e zhvillimit ekonomik të Komunës.

Ndryshe, Fabrika Llamkos, e cila gjendet në Vushtrri, ishte privatizuar në vitin 2005 nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), më metodën e Spin-off-it special. /Telegrafi/

Exit mobile version