Raportet e fundit nga Anglia thojnë se Cesc Fabregas mund të kalojë në Serie A që në janar.

Mesfushori 29 vjeçar i ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon dhe nuk është i kënaqur me situatën e tij te Chelsea.


Sipas Daily Mirror klubet e interesuara për lojtarin janë Juventus, Inter dhe Milan.

Te Milani mund ta lejojnë të largohet Carlos Baccan dhe parat nga shitja e tij të investohen te Fabregas.

Spanjolli kërkon që të luajë më shumë për ta pasur mundësi që të jetë pjesë e Kombëtares në Kupën e Botës. /Telegrafi/