La Repubblica shkruan se Chelsea mund ta përdorë kartonin e Cesc Fabregas për ta mbyllur marrëveshjen me Napolin për Maurizio Sarrin dhe Jorginhon.

Sipas kësaj gazete është presidenti Aurelio De Laurentiis është ai që e kërkon Fabregasin dhe beson që do të futet në bisedime.


“Carlo Ancelotti do të ishte i qetë me eksperiencën që ofron futbollisti spanjoll”, mësohet te ketë thënë De  Laurentis.

GettyImages 960158092 Fabregas te Chelsea (Getty Images)

Megjithatë ky lajm ka ende shumë të panjohura, pasi nuk dihet se përfshirja e 31- vjetarit sa do ta zbresë çmimin e marrëveshjes që është 65 milionë euro.

Cmimim ky për të cilin pritet të kalojnë Maurizio Sarrin dhe Jorginhon te Chelsea.

GettyImages 885367784 Jorginho kur luante te Napoli (Getty Images)

Fabregas nuk është i panjohur për thashethemet që e lidhin me Serie A, pasi që ka qenë i lidhur me klube si Milan e Inter në vitet e fundit.

Napoli është duke bërë disa ndryshime në skuadër, ku ardhja e Carlo Ancelotti ka bërë që të ketë besim në kapim napolitan. /Telegrafi/

telegrafi sport app