NATO duhet të përballet me një gjendje komplet të re të sigurisë. Ky realitet i ri është normaliteti i ri, kështu e përshkroi situatën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Përpjekja ruse për të nënshtruar Ukrainën e kthen botën 30 deri në 40 vjet mbrapa në kohët e Luftës së Ftohtë, atëherë kur dy blloqet ushtarake të armatosura mirë qëndronin përballë njëri-tjetrit në mes të Evropës. Kur lufta agresore e pushtetmbajtësit rus do të marrë fund një ditë, NATO-ja duhet ta shohë Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, pas Perdes së Hekurt. Ulje konfliktesh, izolimi i vatrës së rrezikut do të përcaktojnë pas kësaj rendin e ri botëror që Vladimir Putin po ia dikton Perëndimit.
Por, pyetja kryesore për NATO-n dhe Perëndimin global mbetet: Si do të veprohet me Kinën? Diktatura komuniste duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Rusia e Putinit. Si rrjedhojë e kësaj do të duhej që edhe shteti, që shpejt mund të ngrihet në fuqinë më të madhe ekonomike të globit, të izolohej. ShBA-ja dhe Evropa duhet sërish të pavarësohen edhe nga Kina, vendi ku prej dekadash prodhuan mallra me çmim të lirë, shitën produktet e veta dhe tërhoqën prej andej lëndë të para ekzistenciale. Shenjat të çojnë drejt deglobalizimit dhe prishjes së rrjeteve ndërkombëtare, që me dëshirë u krijuan dhe mbështetën në 40 vjetët e fundit .
Të gjitha këto duhet t’i ketë parasysh NATO që deri në samitin e ardhshëm në Madrid në qershor, duhet të përpilojë strategjinë e re. E, që të funksionojë kjo, duhet që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një president, që edhe pas vitit 2025 e mbështet aleancën transatlantike. As nuk mund ta përfytyrosh se çfarë do të ndodhte sot nëse një Donald Trump do t’i kishte frenat në dorë. Agresioni rus ia bëri shumë të qartë Evropës, se sa e pazëvendësueshme është ShBA-ja.
Të shpresojmë që sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbeten në fuqi edhe pas fundit të luftës. Qëllimi duhet të jetë që ekonomia ruse të paralizohet të paktën derisa të jetë në fuqi sistemi Putin. NATO ka para vetes sfida të jashtëzakonshme. E, ato nuk marrin fund me zhvendosjen e disa mijëra trupave dhe katër batalioneve të luftimit në katër shtete në kufirin lindor të aleancës.
NATO nuk është sot në gjendje të zmbrapsë një sulm të gjerë të Rusisë nga toka apo uji. Ka madje dyshime nëse ende funksionon edhe kërcënimi nuklear, baza e balancës së superfuqive në Luftën e Ftohtë. Nëse në Kremlin sundon dikush që nuk e vret mendjen për atë që i pari që përdor bombën atomike vdes i dyti, atëherë kërcënimi nuk funksionon.
NATO, BE dhe Perëndimit ndodhen para një militarizimi masiv dhe forcimit të ushtrive. Shtetet e para e kanë kuptuar këtë, si p.sh. Gjermania që bëri të ditur një rritje masive të shpenzimeve të armatimit. Tani duhet të jemi të ndershëm e të pohojmë, se këto para duhet të rrjedhin tek rimëkëmbja e ushtrive me këmbësorinë e saj, me tanket dhe artilerinë dhe forcimin e aviacionit luftarak. Ky do të jetë një akt i jashtëzakonshëm financiar, shoqëror që do të ketë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve.
Gjermania dhe vendet e tjera mund të jenë të detyruara, të rifusin shërbimin ushtarak dhe të trajnojnë personelin e nevojshëm dhe rezervat për kërcënim efektiv. Kjo tingëllon si thirrje nga e shkuara, që mendohej se ishte tejkaluar. Për fat të keq ky është realiteti i ri. Për NATO-n fajtori ka një emër: Putini dhe lufta e tij. Rrjedhoja nga e gjitha kjo është e qartë: Putini duhet të largohet. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"U martuam", Gjesti detyron Eglin ta shikojë në sy, teksa këndojnë karaoke
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore
Real Madridi mund të bëjë transferim shokues nga Chelsea
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake