LAJMI I FUNDIT:

Evropa në protestë, qytetarët mbushin sheshet kundër certifikatës së gjelbër dhe vaksinimit të detyrueshëm

Evropa në protestë, qytetarët mbushin sheshet kundër certifikatës së gjelbër dhe vaksinimit të detyrueshëm

Disa vende të Evropës janë përshirë në protesta të forta kundër certifikatës së gjelbër anti-covid, e cila parashikon detyrimin e paraqitjes së saj për të hyrë në bare, restorante dhe në ambiente të tjera kulture dhe argëtimi.

Protesta të ashpra kanë shpërthyer në Francë pas hyrjes në fuqi të detyrimit të paraqitjes së certifikatës së gjelbër anti-covid, për të hyrë në bare, restorante dhe në ambiente të tjera kulture dhe argëtimi. Në disa zona të Parisit nuk kanë munguar përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Autoritetet njoftuan se 18 mijë protestues mbushën rrugët e kryeqytetit. Të udhëhequr kryesisht nga “jelek-verdhët”, slogani kryesor i protestuesve ishte: “Nuk jemi minj laboratori”.


Revoltimi nisi dhe për vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Propozimi i këtij ligji është paraqitur nga presidenti Macron, dhe është aprovuar ditën e Premte në Asamblenë Kombëtare.

Rastet pozitive me variantin Delta po shtohen në të gjithë Francën. Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 25 mijë të infektuar.

Protesta gjithashtu ka pasur edhe në shumë qytete të Italisë, ku mijëra persona kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj certifikatës së gjelbër, e cila do të jetë e detyrueshme duke nisur nga data 6 Gusht.

Ashtu si në Francë, vetëm zotërimi i certifikatës së Gjelbër do të lejojë hyrjen në palestra, muze, kinema, teatro, restorante dhe në ambiente të tjera kulturore.

Kryeministri Italian Mario Draghi është shprehur se ka qenë i detyruar që ta bëjë të detyrueshme certifikatën e gjelbër, në mënyrë që qeveria të mos detyrohet të rivendosë masa të rënda shtrënguese dhe mbyllje qoftë edhe të pjesshme, të cilat, sipas Draghit, edhe ekonomikisht janë katastrofike.

Protestat ndaj masave anti-covid kanë përfshirë edhe Holandën. Mijëra protestues u mblodhën këtë fundjavë në një park publik në periferinë e Amsterdamit. Duhet theksuar se prej muajsh Holanda është ndër vendet më opozitare ndaj masave anti-covid të vendosura nga BE. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori