LAJMI I FUNDIT:

Evropa dhe Shqiptarët

Për shqiptaret, historikisht ka ekzistuar një problem i ndërlikuar, kur fjala bije, kah duhet t’i bije rruga drejt së ardhmes sonë, për çështje orientimi, miqësie, partneriteti apo strategjie orientuese, për sa iu përket qëllimeve për të ardhmen e tij.

Ishin Rilindësit tanë, ata që me aktivitetin e tyre të shquar patriotik që edhe përkundër shumë rrymave të kundërta, arritën ta drejtojnë kombin shqiptar në rrugë të drejtë. Mirëpo, cilat ishin sfidat e atyre në atë kohë dhe cilat janë sfidat e kohës së sotme. Pothuaj që janë identike të njëjta, përveç luftës për liri dhe luftës diplomatike për shtet ndaj armiqve të kombit. Shqiptarët, gjithnjë duhet të merren paralelisht edhe me armiq të brendshëm.


Në kohen e themelimit të shtetit shqiptar, ishin xhonturqit ata që e kundërshtonin themelimin e shtetit të lirë shqiptarë dhe shkëputjen nga Perandoria e atëhershme Osmane, e që është e kuptueshme. Kjo për faktin se në aradhet xhonturke të asaj kohe gjendeshin njerëz që veten nuk e ndjenin shqiptarë dhe natyrisht që ata luftonin me çdo kusht që trojet shqiptare të mbeten nën ombrellën turke.

Por çfarë mund të thuhet sot 100 vite mbrapa, kur shqiptaret ende janë të paqartë në qëndrimet e tyre për sa i përket orientimit. Sot, kemi një elitë politike, e cila ka plot gojën me integrime Euro-Atlantike. Në mënyrë deklarative, shqiptaret janë popull shumë më Evropian se edhe themeluesit e Unionit Evropian vetë. Por çfarë ndodh në të vërtet, cilat janë qëllimet e vërteta të shqiptareve, kjo lë shumë për të dyshuar dhe për të dëshiruar. Sot kemi prapë rryma të ndryshme të cilat veprojnë kundër integrimit tonë ne Evropë . Kush janë këta njerëz? A mos vallë janë pikërisht ata, pasardhësit e xhonturqve, të cilët ishin për 100 vite të fjetur dhe tani kur ne prapë gjendemi ne udhëkryq, të vendosim për të ardhmen tonë qëndrojnë në rrugë si pengesë në prosperimin e kombit shqiptarë.

Ne, jo vetëm që jemi shumë të paqartë për sa i përket Evropës, por Asaj ja vejmë fajin për të gjitha të këqijat që i ndodhen kombit tonë. Është kjo ide ogurzezë e shpikur, nga pjella e komunizmit e cila e instaloj bindjen tek shqiptaret se Evropa ishte ajo “kurva”’ që i ndau trojet shqiptare. Është Evropa, ajo që paska qenë dashtë me i ngreh pushkën armiqve të shqiptarëve, përderisa ata vetë pra shqiptarët flirtonin me turq dhe nuk ishin të qartë se çfarë donin; shkëputje dhe shtet të lirë, ku do të jetonin të qetë si gjithë popujt tjerë të civilizuar Evropian, apo strukje në gjirin e osmanlinjve. Ne, edhe sot i fajësojmë evropianet, pse ne jemi mbrapa në ecje, pse shqiptarët duke qenë të paaftë të drejtojnë shtet merren me veten dhe nuk lëvizin nga vendi, edhe për këtë Evropa na qenka fajtore?

Se na qenka Evropa ajo që po instalon agjenturat Aziatike të cilat po promovojnë vëllazërinë me Aziatiket, apo janë këta vet shqiptaret që po luajnë me zjarr, të cilët flirtojnë me të kaluarën e errët duke insistuar në kthimin mbrapa.

Na ishte lidh njëherë, një miqësi, në mes të një miu dhe një bretkose (zhabe), miqësi plotësisht e panatyrshme, por që kishin vendosur të jetojnë së bashku, duke e vërejtur dhe ata vet se miqësia vëllazërore është e panatyrshme, por për t’i qëndruar besnik njëri-tjetrit, vendosen të lidhen këmbë për këmbe. Natyrisht se miu nuk mund të qëndronte nën uji siç e bënte bretkosa, por ecte përskaj ujit, përderisa bretkosa qëndronte në uji. Për një moment, erdh një shqiponjë dhe e rrëmbeu miun dhe çka me bë bretkosa duke vërejtur ç’i ndodhi mikut të saj, miut, tha me veten, shyqyr që unë jam nën ujë dhe shpëtova, ndërsa shqiponja i thotë, t’i nuk je nën ujë, por po fluturon, kjo të ndodhi ngase ke zgjedhur mikun e keq dhe të papërshtatshëm për tu shoqëruar lidhur e vëllazëruar me të.

A mos vallë edhe ne shqiptaret gjithnjë në vend që të gjejmë partner të sigurt dhe përmes tyre të orientohemi drejt dhe ta forcojmë ndjenjën e përkatësisë sonë kombëtare dhe duke forcuat këtë ndjenjë, forcojmë edhe themelet e shtetit, e bëjmë të kundërtën, përbuzjen dhe injorimin e miqve tanë, duke lidhur partneritete të dyshimta, dhe duke aluduar në vëllazëri të panatyrshme, gjë që ne si komb çdo dit e më shumë na largon nga djepi ynë i sigurt Evropian në drejtim të humnerës, errësirës së përhershme.

Duke qenë gjeografikisht trojet shqiptare pjesë përbërëse e Evropës, është një privilegj i veçantë për ne, por pse ne mundohemi t’i ikim obligimeve që sjell të qenit i pjesë e kësaj bashkësie, duke zgjedhur alternativa të dyshimta të dështuara , të rrezikshme për ekzistencën tonë kombëtare, kjo është totalisht e pakuptimtë.

Deklaratat politike të disa politikanëve kosovarë, si ajo që ne kemi perspektivë, mision të përbashkët me Egjiptin, si vëllazëria me turq etj etj., janë tepër të rrezikshme. E këtyre, po ju jep vulë kryeministri turk gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, i cilit thotë se ju jeni nipat dhe stërnipat e turqve. Shtrohet pyetja se çfarë miqësie paska ekzistuar në atë kohe armiqësie me ta, përpos miqësisë së dhunshme. Çfarë nipash kanë mundur të dalin si rezultat i një marrëdhënie të dhunshme si rezultat i dhunimeve. A thua edhe një dit tjetër do të vije një politikan serb dhe t’i cilësoj shqiptarët si nipërit e tyre, për shkak të disa nipave të cilët linden si rezultat i dhunimeve që iu bënë femrave shqiptare gjatë luftës.

A kanë shqiptarët dinjitet dhe identitet, si dhe kur mund dhe do duhej të ndjejnë veten e tyre të fyer ndaj një deklarate te tillë, po është kjo një tregim i hidhur se kah po shkon inteligjenca shqiptare dhe se për fat të keq ne me vetë dëshire po pretendojmë të asimilohemi dhe të zhdukemi si komb.

Shqiptarët, duhet kuptuar njëherë e mire se nuk ekzistojnë dy rrugë, por vetëm një dhe ajo është rruga drejt Evropës Perëndimore, bashkëpunimi i ngushtë kulturor me ta dhe harmonizimi i bashkëjetesës, ndërsa duke mbajtur raporte të shkëlqyera me SHBA-të, asgjë me shumë as me pak se kaq. Prandaj për shqiptarët nuk guxon të ketë alternativë përpos Perëndimit, dhe se çdo tentative në drejtim të kundërt nuk do t’i sjell asnjë dobi vendit përpos kthim mbrapa.