Stones pritet që së shpejti edhe zyrtarisht të kaloi te kampionët e Ligës Premier për 30 milionë funte, pasi interesimi i Jose Mourinhos për 21-vjeçarin është serioz, transmeton Telegrafi.

Sipas ‘talkSPORT’, është mbrojtësi italianë Interit, Andrea Ranocchia, ai i cili shikohet si lojtari ideal për të zëvendësuar Stones te Evertoni. 27-vjeçari ka një kontratë me Neroazzurrët deri në vitin 2019, por duke shikuar ardhjet e reja në mbrojte, ekipi italianë është i gatshëm ta shesë atë nëse vjen një ofertë e mirë.


Për kapitenin e Interit në të kaluarën besohet se ka shfaqur interesim edhe Manchester United e Arsenali. /Telegrafi. 

telegrafi sport app