LAJMI I FUNDIT:

Estonia hap në Luksemburg “ambasadën” e parë elektronike

Estonia hap në Luksemburg “ambasadën” e parë elektronike

I konsideruar si vendi që përdor më shumë internetin në botë, Estonia ka bërë një tjetër hap në këtë drejtim, duke vendosur që të hapë në vitin 2018, në Luksemburg, ambasadën e parë elektronike për të ruajtur bankat e saj të të dhënave.

Salla e serverëve, me masa të sigurisë së lartë, do të mbajë informacione të rëndësishme elektronike të qeverisë estoneze, që do të jetë e mundur të aksesohen edhe nëse sistemi në territorin kombëtar të jetë jashtë përdorimi.

“Siguria e të dhënave dhe siguria kibernetike janë të një rëndësie thelbësore nga kënd vështrimi i besimit tek njerëzit dhe të funksionimit të shërbimeve”, tha kryeministri estonez, Juri Ratas muajin e kaluar.


“Kjo bën pjesë në atë që ne e quajmë higjiena elektronike e përditshme në shoqërinë tonë gjithnjë e më të informatizuar”, shtoi ai, në një deklaratë të publikuar pasi nënshkroi me homologun e tij luksemburgas, Xavier Bettel marrëveshjen për grumbullimin e të dhënave estoneze.

“Kjo është ambasada e parë elektronike në botë”, tha Ratas, vendi i të cilit, me 1,3 milionë banorë, quhet ndryshe edhe E-stonia për shkak të tërheqjes së lartë që ka nga teknologjitë e reja.

Pas përfundimit të pesë dekadave të pushtimit sovjetik në vitin 1991, Estonia u përqendrua në zhvillimin e teknologjive të larta dhe është në krye të vendeve të BE-së, të cilës iu bashkua në vitin 2004.

Shumica e shërbimeve publike janë të aksesueshme nëpërmjet internetit, ndërsa votimi me internet hyri në fuqi në vitin 2005. Në Talin ndodhet gjithashtu një prej qendrave të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, ku ekspertë të Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore përpiqen të garantojnë sigurinë e 29 vendeve të Aleancës.

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Azia
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Amerika
Detajet që dihen për

Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza

Botë
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Kalo në kategori