Këshilltarja e kryeministrit estonez Kadri Peters njoftoi të premten se aeroplani rus IL-96, i cili po barte shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Finlandën fqinje, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë.
“Lavrov udhëton në Finlandë për të biseduar për të ardhmen e komunikacionit ajror, por, eja, fillimisht ta shkelim hapësirën ajrore estoneze”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj Twitter, duke aluduar në vizitën e Lavrov në Finlandë, transmeton AP.
Ushtria e Estonisë njoftoi se incidenti i së mërkurës ishte shkelja e parë ajrore e këtij shteti këtë vit, derisa vitin e kaluar po ashtu kishte raste të tilla.
Lavrov dje ishte në Finlandë për bisedime për disa çështje, në mesin e të cilave edhe siguria e komunikacionit ajror në Detin Baltik.
Mediat estoneze transmetuan se aeroplani “Rosija airlines”, të cilën e përdorë administrata ruse, për një kohë të shkurtër fluturoi mbi pjesën veriore të Estonisë, në afërsi të ishullit Vajndlo, ku aeroplanët ushtarakë rusë viteve të kaluara kishin shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi.
Pothuajse për të gjitha shkeljet e hapësirës ajrore estoneze janë përgjegjës aeroplanët ushtarakë transportues dhe ata luftarakë rusë, pasi fluturojnë ulët në korridorin nga enklava ruse Kaliningrad drejt Sankt Peterburg-ut.
Viteve të kaluara, NATO dhe Rusia kanë biseduar për propozimet për shmangien e rrezikut nga aksidentet në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik, transmeton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Përplasja Trump-Zelensky ishte “përshkallëzim i nxitur”, thotë Merz i Gjermanisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës