LAJMI I FUNDIT:

Është nën kontratë me Bayernin, por Nubel refuzon të rikthehet në Munich përkundër insistimit nga klubi gjerman

Është nën kontratë me Bayernin, por Nubel refuzon të rikthehet në Munich përkundër insistimit nga klubi gjerman

Bayern Munich është në kërkim të një portieri pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer.

Kapiteni i rekordmenëve gjermanë pësoi një lëndim duke skijuar dhe ka mbyllur sezonin, pasi nuk pritet të rikthehet deri në qershor.

Bavarezët janë futur në tregun e transferimeve pasi kanë nevojë të nënshkruajnë me një portier cilësorë, por deri më tani nuk kanë zyrtarizuar ende.


Ideja e parë në kampin bavarez ishte ta rikthenin të huazuarin te Monaco, Alexander Nubel, por kanë hasur në një refuzim nga portieri i tyre.

26-vjeçari në një prononcim për Bild ka thënë se nuk do të rikthehet në Allianz Arena, pasi në momentin që Neuer rikthehet nga lëndimi ai do të startojë sërish nga minuta e parë.

“Nuk ka kuptim të kthehem sërish në Munich. Neuer e ka diktuar se mbetet numri një dhe nga fundi i sezonit me shumë mundësi do të jetë gati, çka nënkupton se nuk ka sens të jemi aty”.

“Kur kalova te Monaco arrita të kuptoj se këtu më vlerësojnë dhe më bëjnë të ndihem i rëndësishëm. Besoj se ky është përjetimi më i mirë i një futbollisti”.

“Krijimi i besimit nga të dyja palët rrit marrëdhënie të shëndoshë, në Gjermani më mungoi dhe nuk më jep shpresa për t’u ndodhur sërish aty. Nëse Bayerni do të dëshironte vërtet shërbimet e mia do të më kontaktonte në një fazë optimale, jo vetëm kur nuk ka më zgjedhje tjetër”.

“Është e vërtetë se të luash me bavarezët është kulmi i karrierës futbollistike, ama të jesh në pozitën e titullarit, jo të luash si zëvendësues”, tha portieri gjerman për Bild.

Nubel iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2020 nga Schalke 04 si lojtar i lirë, derisa që nga viti 2021 është i huazuar te Monaco ku po shkëlqen me paraqitjet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori