LAJMI I FUNDIT:

‘Është koha për të falënderuar heronjtë tanë’: Stafi shëndetësor nuk i mbajnë lotët, derisa befasohen nga stafi i supermarketeve në Britani të Madhe

‘Është koha për të falënderuar heronjtë tanë’: Stafi shëndetësor nuk i mbajnë lotët, derisa befasohen nga stafi i supermarketeve në Britani të Madhe

Disa punëtorë shëndetësorë në Britaninë e Madhe kanë shpërthyer në lot pasi punëtorët e dyqaneve i përshëndetën me duartrokitje dhe lule në supermarkete në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një ore të caktuar për blerje për punëtorët kryesorë në mes të blerjes së panikut të coronavirusit.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, supermarkete lart e poshtë vendit duke përfshirë Tesco dhe Sainsbury’s zbatuan një orë shitje vetëm për punëtorët kryesorë javën e kaluar pasi blerësit e tjerë pastruan raftet e sendeve thelbësore siç janë letër tualeti, si dhe prodhimet si makarona dhe ushqime të konservuara.

Ndryshe, sëmundja ka vrarë deri më tani 281 njerëz, me mbi 5.683 raste që janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe paniku i shtuar kishte bërë që punëtorët të mos ishin në gjendje të merrnin furnizimet e tyre.


Punëtorët e supermarketeve sot u rreshtuan në hyrje të një dyqani në Swansea dhe u i përshëndeten, ndërsa infermierët dhe mjekët ecnin përmes dyerve.

Kjo ndodhi gjithashtu edhe në dyqane tjera, ndërsa dyqanet në Truro, Newton dhe Shrewsbury gjithashtu u dhanë punëtorëve tufa me lule.

Një shitës tha: “është koha për të falënderuar punonjësit tanë të shëndetësisë. Ata janë gjithë kohës dhe rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”.

“Ata janë heronjtë e përditshëm që bëjnë diçka të jashtëzakonshme, si pjesë e punës së tyre të ditës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori