Në një ese të publikuar muajin e shkuar te The Guardian, 15 ekonomistët kryesorë – përfshirë laureatët e Nobelit, Angus Deaton, James Heckman, dhe Joseph Stiglitz – kritikuan atë që ata e quajtën “çmenduri të efektivitetit të ndihmës” me argumentin se ajo na bën të shpërfillim shkaqet kryesore të varfërisë.
Unë mbroj vlerësimin e efektivitetit të ndihmës dhe ofrimin e burimeve për ndërhyrje që tregojnë se ia vlejnë koston e investuar. Në këtë aspekt, themelova “Jeta që Mund ta Shpëtosh”, një organizatë që mbledh prova për organizatat bamirëse që u japin donatorëve ndryshimin më të madh për paratë e tyre dhe për t’i nxitur njerëzit të dhurojnë për to. “Jeta që Mund ta Shpëtosh” rekomandon ndërhyrjet e testuara, sepse ne mendojmë se donatorët kanë më shumë gjasa të bëjnë mirë duke ndihmuar individët me nevoja të paplotësuara sesa duke pasur në mendje eliminimin e rrënjëve të varfërisë pa një strategji realiste që çon në arritjen e synimit.
Deaton, Heckman, Stiglitz, dhe kolegët e tyre ia nisin duke na treguar se varfëria globale “mbetet e pazgjidhur”. Kjo deklaratë reflekton dhe rithekson pikëpamjen e zymtë se nuk po bëjmë progres në pakësimin e varfërisë.
Por, nuk është kështu. Banka Botërore i klasifikon njerëzit si në “varfëri ekstreme” nëse atyre u mungon e ardhura e nevojshme për të pasur mjaftueshëm ushqim, strehë dhe nevoja të tjera bazë. Vlerësimi më i fundit i BB është se ka 768.5 milionë njerëz, ose 10.7 për qind e popullatës së botës, që e kalon jetën në varfëri ekstreme. Në një botë që prodhon më shumë seç duhet për t’i përmbushur nevojat e të gjithëve, kjo shifër nuk lë vend për vetëkënaqësi. Por në 1990, më shumë se 35 për qind e popullatës globale po jetonte në varfëri ekstreme dhe në vitin 2012 shifra ishte 12.4 për qind. Trendi afatgjatë është qartazi pozitiv.
Tregues të tjerë të mirëqenies njerëzore e hedhin poshtë pikëpamjen e zymtë. Për shembull, norma e vdekshmërisë së fëmijëve ka rënë nga 93 për 1000 lindje në afërsisht 40 që nga viti 1990.
Eseja e ekonomistëve më pas na thotë se dështimi i supozuar për të bërë progres në pakësimin e varfërisë globale vjen pavarësisht “qindra miliardë dollarëve të shpenzuar për ndihmë”. Nuk specifikohet periudhë kohore, por shumë lexues do të supozojnë se bota jep “qindra miliardë dollarë” ndihmë çdo vit. Në 2017, ndihma zyrtare e zhvillimit (ODA) nga të gjitha ekonomitë botërore të përparuara ishte 146.6 miliardë dollarë ose më pak se 1 dollarë për çdo 300 dollarë të fituar në këto vende.
Nëse të gjitha këto para do të shkonin te 765.5 milionë njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme, do të llogaritej 191 dollarë për secilin. Në fakt, vetëm 45 për qind e ODA shkon te vendet më pak të zhvilluara. Shumica e saj shkon për programe që kanë pak prova për efektivitet. Nuk është çudi që kjo sasi modeste e ndihmës shpesh të keqdrejtuar nuk i ka dhënë fund varfërisë ekstreme!
Objektivi tjetër i 15 ekonomistëve është përdorimi rastësor i provave të kontrolluara për të provuar nëse ndërhyrjet janë efektive. Këto prova, theksojnë ata, janë të shtrenjta. Ndoshta, por ato janë më pak të shtrenjta se vazhdimi i mbështetjes së projekteve që nuk bëjnë mirë. Kontrollet rastësore nuk aplikohen gjithnjë dhe nuk janë e vetmja mënyrë për të shfaqur efektivitet. Por kur janë të disponueshme, japin prova të forta që, për shembull, shpërndarja e rrjetave të krevatit për të mbrojtur fëmijët nga mushkonjat e malaries shpëton jetë – dhe me një kosto modeste.
Siç theksohet, megjithatë, kundërshtimi madhor i ekonomistëve ndaj kësaj prove është se ajo na bën të fokusohemi tek “mikro-ndërhyrjet”, të cilat nuk zgjidhin shkaqet e varfërisë. Fuqia e këtij kundërshtimi varet nga aftësia për tre alternativa më të mira.
Çfarë sugjerojnë ata? Ata thonë se të varfrit kanë nevojë për “akses në arsim publik dhe shëndetësi” dhe se duhet të ketë politika publike të koordinuara për të parandaluar ndryshimin klimatik. Për të bërë progres real në bujqësi, duhet t’i japim fund subvencionet shtesë të paguara nga vendet e pasura.
Rekomandime të tjera përfshijnë ndalimin e evazionit fiskal nga kompanitë shumëkombëshe, duke rregulluar parajsat fiskale dhe zhvillimi i rregullave të punës për të ndaluar mosrregullimin e mjedisit të biznesit në globalizim. Për të kuptuar se cilat politika funksionojnë më mirë, na thonë se duhet të mbështetemi te të dhënat e disponueshme por që përdoren pak dhe te imazhet satelitore. Synimi kryesor është të ndryshohen rregullat e sistemit ekonomik ndërkombëtar për ta bërë atë “më ekologjik dhe më të drejtë për shumicën e botës”.
Këto janë synime për t’u lavdëruar. Por kujt po i drejtohen ekonomistët? Individëve që dhurojnë te bamirësitë? Zyrtarëve të lartë në departamente qeveritare përgjegjëse për zhvendosjen e ndihmës? Qeverive? Vetëm këto të fundit kanë pushtetin për të bërë ndryshimet e rekomanduara.
Nëse argumentimet i drejtohen qeverive, megjithatë, do të sillnin të dhënat më të mira rezultate më të mira? Te subvencionet bujqësore të SHBA, për shembull, kushdo që ka hedhur një vështrim të paanshëm e di se ato dëmtojnë të varfrit në botë dhe janë një humbje e madhe e fondeve publike. Megjithatë, përpjekjet për t’i eliminuar ato kanë dështuar vazhdimisht, jo prej mungesës së analizës politike, por prej fuqisë politike të shteteve rurale.
Jeta Që Mund të Shpëtosh, si GiveWell dhe organizata të tjera, kërkojnë të ndikojnë te dhunuesit individualë, duke i inkurajuar ata të mendojnë ku mund t’i drejtojnë dhurimet për të bërë shumicën e ndryshimit pozitiv. Shpresoj që ata të jenë edhe qytetarë aktivë duke e nxitur qeverinë të përpiqet për një botë më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Por ndërsa presim që politikanët tanë të zgjidhin shkaqet kryesore të varfërisë globale – dhe do të jetë një pritje e gjatë – le t’i përqendrojmë burimet tona shtesë në ndihmë efektive që ndihmon njerëzit në varfëri ekstreme të bëjnë jetën më të mirë të mundshme për rrethanat e tyre. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale