ESHR: 141 pjesëmarrës në zgjedhjet Lokale në vitin 2021 kanë arritur të hyra totale prej 449 milionë denarë
Enti Shtetëror i Revizionit, në përputhje me Programin vjetor të punës për vitin 2022, kreu revizionin e Raportin Total Financiar me specifikimin e kostove të të ardhurave dhe shpenzimeve në fushatën zgjedhore, së bashku me revizionin e përputhshmërisë së llogarive të 141 pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe kryetarit të qytetit të Shkupit në vitin 2021.
Siç thekson ESHR-ja, me revizionin janë përfshirë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 27 partive politike, 22 koalicioneve dhe 92 kandidatëve të pavarur të mbështetur nga një “grup votuesish”.
Si rezultat i financimit të fushatës zgjedhore, 141 pjesëmarrës gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2021 kanë realizuar të hyra në vlerë të përgjithshme prej 449 milionë denarë (7.306.595 euro) dhe kanë realizuar shpenzime në vlerë të përgjithshme prej 454 milionë denarë (7.387.961 euro).
Lidhur me detyrimin për paraqitjen e raporteve financiare për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 në afat të përcaktuar ligjor, me bashkëngjitje të përcaktuara, me revizionin është konstatuar se: 68 pjesëmarrës, nga të cilët 14 parti politike, 20 koalicione dhe 34 kandidatë të pavarur të mbështetur nga një “grup votuesish” kanë dorëzuar raport financiar brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Tutje, 11 parti politike dhe 34 kandidatë të pavarur të mbështetur nga një “grup votuesish” nuk kanë dorëzuar raporte financiare për fushatën zgjedhore dhe dy parti politike, dy koalicione dhe 24 kandidatë të pavarur të mbështetur nga një “grup votuesish” dorëzuan raporte financiare në të cilat nuk ka të dhëna për të ardhurat dhe shpenzimet.
Revizorët kanë dhënë gjithsej 32 rekomandime për gjendjet e konstatuara, me qëllim marrjen e masave për tejkalimin e tyre.
Enti shtetëror i revizionit me revizionet e kryera në llogaritë e fushatës zgjedhore, vë në dukje në vazhdimësi disa dobësi sistematike të Kodit Zgjedhor, të cilat kërkojnë që të ndërmerren veprime shtesë për harmonizimin dhe tejkalimin e tyre.
Siç thotë ESHR-ja, të rishikohen dhe të përpunohen dispozitat e nenit 83 paragrafi 2 në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore me mjete nga llogaria e rregullt e partisë politike dhe nga donacionet e partisë politike, në pjesën e limitit individual dhe total të fondeve të financuara/dhuruara nga persona fizikë dhe juridikë.
Tutje siç thuhet, të modifikohet neni 76-d duke përcaktuar kritere të matshme në pjesën e sigurimit dhe shpërndarjes së mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut të destinuara për reklama politike të paguara, të rregullohet mënyra se si donatorët do të vërtetojnë/konfirmojnë se nuk janë “persona të lidhur” me transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) kur financojnë apo japin donacione për partitë politike.
Është e nevojshme të përshkruhen dispozita që do të rregullojnë nëse një koalicion apo parti politike mund të mbështesë një kandidat të pavarur – një grup votuesish dhe të përdorë fondet e ndara për reklama politike të paguara për kandidatin e pavarur – një grup votuesish, nëse është e mundur, në çfarë kushte dhe në cilën mënyrë dhe nëse me një mbështetje të tillë ai ka të drejtë t’i shfrytëzojë fondet që i takojnë si kandidat i pavarur.
Përcaktimi i obligimit për dorëzimin e raportit për panelet dhe billbordet e përdorura reklamuese nga komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qytetin e Shkupit: të ndërmerren veprime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në pjesën e përcaktimit të autoritetit kompetent për monitorimin dhe raportimin e përfaqësimit mediatik zgjedhor të mediave elektronike (portalet e internetit).
“Tutje, nevoja për përshtatjen e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë mediat elektronike për të pasur mundësi të aplikojnë për reklama politike në KSHZ: përcaktimi i kritereve të qarta dhe precize për ndarjen e mjeteve buxhetore të destinuara për reklama politike të paguara në mediat elektronike (portalet e internetit): rishqyrtimi i afatit të përcaktuar për pagesën e donacioneve, përkatësisht është e nevojshme të përcaktohet që donacionet të paguhen jo më vonë se dita e përfundimit të fushatës zgjedhore: ndryshimi i Kodit Zgjedhor me të cilin do të parashikohen gjoba edhe për mediat elektronike (portalet elektronike) në rubrikën e Gjobave dhe Dispozitave kundërvajtëse në rast të mosdorëzimit të Raportit për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe fondet e paguara dhe të kërkuara mbi këtë bazë, si dhe nevoja për caktimin e një autoriteti për kryerjen e trajnimeve në lidhje me detyrimet e raportimit financiar, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e transparencës për informimin në kohë të publikut për financimin e fushatës zgjedhore”, thonë nga ESHR-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025