Ervin Gonxhi është eliminuar sonte (e martë) nga Big Brother VIP Albania 3.

Ai ishte në një nominim me Gabrielen, Vesa Smolicën dhe Fatjon Kuçarin.


I njëjti ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Screenshot 52 1 Foto: Screenshot/YouTube

Tashmë nga shtëpia është larguar Alfio Rrotani si dhe dy të tjerë: Klodian Duro u përjashtua dhe Drini Zeqo që doli për shkak të një urgjence në familje.

Ervini në lojën e tij ka qenë më i qetë dhe ka qëndruar më larg debateve.

Screenshot 53 2 Foto: Screenshot/YouTube

Në shtëpinë e famshme ndërkohë po vijojnë debatet dhe përplasjet ndërmjet banorëve.

Ata po vazhdojnë të jenë të zhurmshëm e të krijojnë polemika të ndryshme. /Telegrafi/