Erudera – platforma kosovare me mision global merr vëmendjen e mediumit prestigjioz Forbes

Mediumi amerikan prestigjioz Forbes, i ka kushtuar një artikull platformës së krijuar në Kosovë, platformë kjo me mision global që mundëson kërkimin e universiteteve dhe programeve akademike për studentët në mbarë botën.
Platforma Erudera, e cila u lansua sot, synon që përmes saj të bëjë kërkimin më të lehtë të universiteteve dhe programeve akademike përmes inteligjencës artificiale.
“Misioni ynë me Erudera është të arrijmë që në fillim të fazës së kërkimit, studentët t’i bashkojmë me universitetin e duhur duke përdorur platformën tonë dhe t’i udhëzojmë ata gjatë këtij rrugëtimi deri në fund. Dua që të mendoni rreth kësaj për një sekondë: një adoleshent me një sasi të kufizuar informacionesh është gati të marrë një vendim që do të përcaktojë pjesën tjetër të jetës së tij/saj. Ne duam t’i ndihmojmë ata të bëjnë zgjedhjen e duhur”, ka thënë në një intervistë për Forbes, CEO në Erudera, Gent Ukëhajdaraj.
Erudera u prezantua për herë të parë në “MatchIN Investor Forum” në Tiranë, më 29 prill, organizuar nga “Swiss Entrepreneurship Program”. Në këtë organizim morën pjesë 20 startup-et më të mira nga Ballkani Perëndimor si dhe mbi 50 investitorë nga e gjithë bota.
Betim Drenica, CTO në platformën Erudera, tha për Frobes se ajo çka e veçon platformën është përdorimi i inteligjences artificiale.
“Ne jemi duke përdorur teknologjinë më të fundit në Erudera dhe sapo të kemi më shumë përdorues dhe të dhëna, do të fillojmë të shohim magjinë e vërtetë të platformës. Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet me inteligjencën artificiale dhe ‘machine learning’ nëse keni komponentët kryesorë, e që janë të dhënat. E ardhmja është e ndritshme për studentët, universitetet dhe gjithë secilin në arsimin e lartë” .
Sipas Donjeta Pllanas, njëherësh zyrtare për komunikim në Erudera, deri më tani, më shumë se 2,000 studentë janë regjistruar në platformë për të marrë informacione për të paktën një program dhe synimi është të shtohen 300 përdorues të ri brenda një dite përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Erudera ofron mbi 23,000 profile universitetesh dhe rreth 64,000 programe individuale akademike. Studentet që regjistrohen në platformë marrin rekomandime të personalizuara bazuar në profilin e tyre individual, arritjet akademike, perspektivat e karrierës dhe preferencat personale, me ç’rast mund të personalizojnë kërkimin e tyre për opsionet e mundshme në edukimin post-sekondar.
Erudera është themeluar nga dy kompani me bazë në Prishtinë, “Inquero LLC”, lider në publikimin e informacioneve rreth edukimit të lartë me mbi 9 milionë përdorues, si dhe “Quantix LLC”, kompani e zhvillimit softuerik e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve përmes Inteligjences Artificiale (AI) dhe “Machine Learning”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët