Eros Grezda i reagon Rejas: Nuk kam marr asnjë ftesë, jam gjithmonë gati për ngjyrat kuq e zi

Eros Grezda i ka reaguar zyrtarisht trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja, në lidhje me refuzimin për t'u grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.
Shqipëria do të luajë dy takime në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, ku fillimisht do të ndeshet me Andorrën dhe pastaj edhe me Francën.
Në konferencë për shtyp, trajneri italian i Shqipërisë, Reja ka thënë se sulmuesi nga Kosova, Grezda, ka refuzuar t'i bashkohet grumbullimit.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit të Rangers, i cili ka mohuar ftesën nga kombëtarja.

Nga
Telegrafi
13/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































