Ermal Fejzullahu ka rikthyer së fundmi një nga hitet e tij më të mëdha të karrierës.
Bëhet fjalë për projektin “Nostalgjia”, të cilin e solli në një version tjetër në bashkëpunim me MC Kreshën.
Producimi i këtij projekti u bë në studion e Rzon, nga producenti Rrezon Alidema.
Dyshja kanë interpretuar në bazë të zhanreve të tyre, por që doli një miks i bukur.
Të plotë tashmë këtë projekt mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Rzon Music.
Të njëjtit kanë bashkë edhe këngë të tjera që janë pritur mirë nga publiku e fansat e tyre.
Besohet që edhe kjo prurje do të ketë suksesin e merituar marrë parasysh vokalin që kanë. /Telegrafi/