(Apo: Çastet, të cilat ta ndryshojnë jetën)
Nga: Dush Gashi
Para meje është libri “Fryma e kohës” e Edgar Morinit. Ende nuk e kam lexuar asnjë rresht, por, nuk e di pse, vetëm titulli më bën të mendoj për ato që e krijojnë botëkuptimin e një njeriu. E keni idenë se sa pafundësisht e gjerë është kjo temë! Por, unë zgjodha disa fjali, apo edhe ndonjë të vetme, të cilat, ndonëse i kam dëgjuar para shumë vitesh, i kam mbajtur mend si çaste të cilat të bëjnë të mendosh “ndryshe”!
Rruga e vetme
Në kohën kur ne i gëzoheshim secilës rrugë të re të asfaltuar, secilës ndërtesë të lartë, secilës fabrikë, numrit më të madh të automjeteve në rrugë – në përgjithësi industrializimit dhe modernizimit, nga një film anglez në televizion, mbaj mend se një burrë i fliste tjetrit për dëmet që i shkaktojnë shoqërisë automobilat!
Në fillim qesh habitur shumë, si është e mundur të mendojë kështu, por më vonë i bëra vend kësaj ideje dhe m’u kristalizua një mendim: ky lloj zhvillimi nuk ka qenë rruga e vetme dhe kurrsesi e domosdoshme e zhvillimit të mundshëm të shoqërisë njerëzore, ka mundur të ndodhë edhe ndryshe!
Tash di më shumë rreth kësaj teme dhe literaturë e mirë për këtë, për aq sa di unë, janë librat e filozofit tashmë të harruar Herbert Marcuse, sociologut Norbert Elias, por edhe të historianit Eric Hobsbawm, apo së fundi edhe të Yuval Noah Harari.
Përjetësia
Një serial italian për jetën e Leonardo Da Vincit. Leondardo është hipur në shkallë, me brushën në dorë, duke punuar një mural. Një djalë i ri, nxënës i tij, e shikon me admirim dhe plot entuziazëm, i thotë:
– Maestro, ti do të jesh i njohur edhe pas pesëqind vitesh!
Leonardo e shikon me habi dhe i thotë:
– E ç’rëndësi ka kjo për mua?!
U habita, sepse ndër ne mbretëronte kulti i mbetjes në histori, i cili, mund ta merrni me mend – u relativizua në çast! Tash e kam një ide të kristalizuar mirë për këtë, por do të duhej të shkruaj gjatë për ta treguar!
Mes tahitasve
Një hyrje e rastësishme në kinemanë e Istogut, në ato çaste kur s’di ç’të besh me vetveten, do të më mbetet e paharruar. Qëlloi të ishte një film për jetën e piktorit Paul Gauguin. Kishte shkuar në Tahiti dhe njerëzit e atjehit e presin me dashamirësi të pashembullt, të panjohur për ne evropianët. Vajzat e gratë, të stolisura me lule fushe, e përqafojnë me rresht. Në një çast, thotë diçka kështu:
– Eh, ne bimë copash për t’u bërë të njohur që të na duan njerëzit, gratë, ndërsa këta këtu e kanë gjënë më të natyrshme!
E qartë, dhe këtë e thonë shumë mendimtarë, ndër ta Erich Fromm: Etja për të qenë i famshëm është më tepër sëmundje e kohës sonë, se sa gjë e natyrshme!
Gjithsesi, shikojeni ciklin e pikturave “Tahitaset” të Gauguinit, mund të gjenden lehtë me kërkuesin e Googleit!
Kulti i biografisë
BBC-ja bën një tregim për një njeri, i cili dikur ka qenë shumë i njohur. Nuk mbaj mend se a ishte fjala për një muzikant, apo një aktivist politik. Por, e di se në insistimin e gazetarit se ai ka qenë “shumë i rëndësishëm”, ai tipi i përgjigjej me mospërfillje dhe thoshte diçka që e relativizonte atë pjesë të biografisë së tij:
– Hiqmuni qafe, kam qenë i ri atëherë, aq kam ditur, aq kam bërë!
U habita, sepse ndër ne është shprehi që biografitë njerëzit i shkruajnë sikur gjithmonë kanë pasur një qëllim, gjithmonë me ndërgjegje të lartë e pa gabime kanë punuar për ta arritur atë qëllim. Me një fjalë, kanë biografi të përsosura!
Erërat e gjithë botës
I kam dashur malet edhe pa të. Por, gjithmonë kur ngjitem në maje të larta, më kujtohet një fjali nga një dokumentar e një alpinisti në Mont Everest, i cili, mos gabofsha, ishte i lënduar pa shpresë për të mbijetuar. Dhe u thotë shokëve:
– Lermëni këtu. Le të më rrahin erërat e gjithë botës!
Më duket se kurrë nuk kam dëgjuar fjali më mbresëlënëse, më frymëzuese se kjo! Edhe tash kur po e shkruaj ndjehem shumë i mallëngjyer. Dhe – nuk e di as pse!
Në foto:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikos Dimou, autori dhe studiuesi i njohur grek ka thënë: “Flisnim shqip dhe e quanim veten romakë”

Kur "princi" mbërriti në Mirditë!

Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit

Thënie të Bernard Shawit: Në qiell, një engjëll është një njeri i zakonshëm!

LUM ATA ...

Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?