LAJMI I FUNDIT:

Erdogan për Mesdheun Lindor: Turqia nuk do të ndalet, edhe përkundër kërcënimeve

Erdogan për Mesdheun Lindor: Turqia nuk do të ndalet, edhe përkundër kërcënimeve

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të shtunën se Turqia nuk do të ndalojë përkundër kërcënimeve për sa i përket vendosjes së sanksioneve dhe ndaj sulmeve të mundshme që mund ta pësojë vendi në Detin Mesdhe.

“Asnjëherë ne nuk do t’i përkulemi këtyre masave në raftin tonë kontinental”, u shpreh Erdogan.

“Ne nuk do të tërhiqemi edhe përkundër kërcënimeve të caktuara”, potencoi ai, duke shtuar se anija e vendit “Oruc Reis” do të vazhdojë kërkimin e burimeve natyrore deri më 23 gusht.


Reagimi i tij vjen pasi tensionet midis Turqisë dhe Greqisë mbi Mesdheun Lindor janë duke u rritur kohëve të fundit.

Marina franceze dhe greke zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të enjten si një sinjal drejt Turqisë për mosmarrëveshjen për të drejtat për shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe të naftës.

Presidenti Erdogan paralajmëroi nga ana e tij se kushdo që do të sulmojë anijen eksploruese turke do të paguajë “rëndë”. Anija eksploruese turke “Oruc Reis” filloi punën të hënën. Ajo shoqërohet nga anije luftarake turke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori