LAJMI I FUNDIT:

“Erdogan ka vdekur” – policia turke arreston personat që shpërndanin lajmin e rrejshëm

“Erdogan ka vdekur” – policia turke arreston personat që shpërndanin lajmin e rrejshëm

Autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore kundër 30 personave për një sërë mesazhet të publikuara në rrjetin social Twitter, në të cilat ata sugjeronin se presidenti Recep Tayyip Erdogan kishte vdekur, tha sot policia.

Në deklaratë thuhej se një hetim ishte nisur kundër 30 personave për ndarjen e njoftimeve dhe me fjalën “olmus” të shënuar, që në turqisht do të thotë “ka vdekur”.

“Këta persona janë duke u përballur me procedim ligjor sepse dyshohet se ndajnë dezinformata dhe përmbajtje manipuluese dhe fyejnë Erdoganin. Të dyshuarit janë identifikuar dhe ndaj tyre ka filluar procedura ligjore”, thuhet në deklaratë, raporton t24.


Arrestimet u bënë për shkak të spekulimeve në rritje për gjendjen shëndetësore të Erdoganit, i cili është dukshëm i paqëndrueshëm në këmbë dhe ka vështirësi në ecje në videon e publikuar së fundmi.

Ndryshe, Erdogan nuk ka shkuar në Glasgow të Skocisë në samitin për klimën, ku sipas mediave turke, presidenti turk ka probleme shëndetësore. /Telegrafi/